REZULTATET LIVE
Shiko listen e plote
Modelja argjentinase

Wanda super seksi në Dubai, zbulon emrin e “paparacit”

9 Janar 2018 15:57

Wanda dhe Icardi po shijojnë pushimet në Dubai. Çifti më i përfolur në mbarë botën e sportiti, për shkak të historisë së tyre, jo vetëm të dashurisë por dhe ndërtimit të lidhjes së tyre kanë zgjedhur një ndër vendet më luksoze për t’u relaksuar.

31-vjeçarja ka postuar disa foto ditën e sotme ndërsa relaksohet në pishinë pranë detit nën rrezet e ngrohta të diellit. Wanda është nënë e pesë fëmijëve, tre djemve (me Maxi Lopez) dhe dy vajzave që ka me sulmuesin e Inter.

Siç mund të shikoni edhe në fotot që ajo ka postuar në profilin e saj në “Instagram”, duket në formë mjaft të mirë, si një nënë e 5-fëmijëve.

Çdo histori dashurie është e bukur, por e jona është e preferuara ime”- shkruan Wanda karshi fotos së bashkëshortit të saj, i cili duket teksa relaksohet në bregdetin arab.

Ndërsa në një tjetër ajo ka zbuluar se kush është “paparaci” i saj. Natyrisht, ajo e ka fjalën për partnerin e saj, Icardi-n, i cili ka qenë “fotografi” i saj në këto pushime. /EDS/

Jeni i lutur të hyni në llogari që të lini një koment
Mos e humbisni...

Në palestër për flirt apo trup të bukur? Përgjigjet e të rinjve për EDS do t'ju habisin

22 Janar 2018 20:45

Një nga temat më të diskutuar nga të rinjtë shqiptar në ambiente të ngushta shoqërore është palestra. Disa shkojnë për të kaluar kohën, pasi e shohin si antistres dhe disa të tjerë për të patur një trup të bukur.

Palestra është kthyer në trend dhe ka edhe nga ata/ato që shkojnë për të bërë edhe flirte. Sot bukuroshja e "Eduasportin.com", Xherila ka pyetur qytetarë të ndryshëm në rrugët e Tiranës se çfarë mendojnë për palestrën. Natyrisht, nuk mund të mungonte një pyetje për ngacmimet e meshkujve. Ju ftojmë të ndiqni video-n. /EDS/

Jeni i lutur të hyni në llogari që të lini një koment
Moderatorja seksi nuk u beson syve

FOTO/ Luana Vjollca çmendet nga trupi muskuloz i kësaj vajze

22 Janar 2018 12:29

Gentiana Beqa Ahmeti, kampionia botërore në kategorinë "Woman Wellness Fitness", është padyshim një ndër femrat më të komentuara në rrjetin social "Instagram". Getta poston foto dhe video të shumta teksa ushtrohet intensivisht në palestër. Trupi i saj ka format e një kampioneje të "Bodybuilding".

Ajo ka tre fëmijë dhe vazhdon të jetë tejet e përkushtuar pas palestrës, ku ushtrohet çdo ditë, të cilën e përdor edhe si biznes. Në foton e postuar në "Instagram" së fundmi, ajo ka marrë një koment nga moderatorja seksi e Top Channel, Luana Vjollca. Ish-velina e "Fiks Fare", ka mbetur e habitur nga format trupore gjithë muskuj të kosovares ndërsa ka komentuar poshtë fotos "WOW".

Kampionia ishte e ftuar para pak javësh në emisionin e Luanës, "Shiko kush luan", ndaj edhe shkëmbimi i komenteve me njëra-tjetrën është i natyrshëm. /EDS/

Jeni i lutur të hyni në llogari që të lini një koment
Sulmuesi kuqezi i uron ditëlindjen të shtrenjtës së tij

Llullaku si Neymar, dedikim të veçantë për nënën

20 Janar 2018 13:13

Nëna e Azdren Llullakut feston sot ditëlindjen. Sulmuesi kuqezi ka zgjedhur që ta urojë nënën e tij edhe në rrjetin social "Facebook". 29-vjeçari ka postuar një foto me të, në të cilën ka shkruar: "Gëzuar Ditëlindjen mami".

Futbollisti kosovar për momentin është në kërkim të një ekipi, pasi mbylli aventurën me Astana-n në kampionatin kazak. Llullaku nuk arriti të përshtatej mirë me ekipin dhe të linte gjurmë. Rikthimi në Evropë duket një alternativë e mirë për sulmuesin kuqezi. Pavarësisht së gjithave, ai falënderoi tifozët dhe klubin para se të ikte. Sot feston ditëlindjen edhe nëna e yllit të PSG-së, Neymar, i cili i kushtoi gjithashtu një urim të veçantë në rrjetet sociale. /EDS/

Jeni i lutur të hyni në llogari që të lini një koment
Ylli portugez gjen paqe te partnerja

Ronaldo “mbyll veshët”, ikën në Portugali

20 Janar 2018 11:03

Cristiano Ronaldo e ka shijuar fundjavën me të dashurën e tij, Georgina Rodriguez në ishujt e bukur të Portugalisë. Ylli i Real Madrid, nuk po kalon një moment të mirë në karrierën e tij futbollistike me skuadrën e tij. Deri më tani 32-vjeçari ka gjetur vetëm katër herë rrjetën në kampionat me “Los Blancos”.

Pavarësisht kësaj,  kapiteni luzitan i ka lënë pas kritikat dhe komentet negative rreth tij, për t’u fokusuar plotësisht tek familja e tij, fëmijët dhe e dashura. Pesë herë triumfuesi i “Topit të Artë”, ka postuar në “Facebook” një foto me bukuroshen spanjolle ndërsa bëjnë “selfie” në Maderia. Një foto artistike, që është komentuar dhe pëlqyer shumë nga fansat.

Aventura e tij në “Santiago Bernabeu”, duket se po përfundon, pasi lojtari nuk ndihet më i kënaqur dhe dëshiron të kthehet në Angli, te Manchester United. /EDS/

Jeni i lutur të hyni në llogari që të lini një koment