Warriors gjunjëzon Rockets, Clippers mundet në shtëpi

Ti mund ta lexosh kete ne 1 min.
5 Janar 2018 12:28
Nuk ka rivalë për Golden State

Nuk ka të ndalur Golden State Warriors që thyen edhe Houston Rockets.

Për Rockets mungonte James Harden, kurse Warriors nuk kishin të gatshëm Kevin Durant-in, e megjithatë spektakli nuk mungoi në “Toyota Center” në sfidën mes dy ekipeve kryesuese të Konferencës Perëndimore.

Në fund, ekipi që triumfoi ishte “Golden State”, që mundi vendasit 114-122, duke marrë fitoren e pestë në 6 takimet e fundit.

Kjo ishte goditje e fortë për Houston që vinte pas dy fitoreve radhazi,e psikologjikisht basketbollistët ndiheshin mjaft mirë.

Warriors u udhëhoqën nga Stephen Curry (29 pikë) dhe Klay Thompson (28 pikë). Rockets dominuan deri në minutën e fundit të periodës së tretë, e më pas ishte radha e miqve që shpërthyen e triumfuan.

Në takimin tjetër, Los Angeles Clippers u mund nga Oklahoma City Thunder 117-127.

Miqtë i dhanë fund serisë së katër fitoreve radhazi të Clippers, falë një loje të mrekullueshme në periodën e katërt.

Kërkesa për kod të ri
Ne ju kemi dërguar një link për të ndërruar kodin. Ju lutem kontrolloni postën tuaj elektronike