Wenger afër të bëhet drejtor sportiv i PSG-së

22 Shkurt 2019
Wenger afër të bëhet drejtor sportiv i PSG-së

Ish- trajneri i Arsenalit Arsene Wenger vazhdon të jetë i lidhur me një rol drejtuesi te klubi francez Paris Saint-Germain.

E ardhmja e Wengerit mbetet pezull dhe e pa konfirmuar që nga largimi i tij në verën e kaluar nga Arsenali.

Wenger u larguar nga Topçinjtë pas 22 viteve të kaluara në Londër dhe që nga largimi, ai është lidhur me shumë skuadra.

Lexo po ashtu: Wenger: Kam refuzuar disa herë Real Madridin   

Mediumi italian Tuttomercatoweb, duke cituar burime të mediave franceze, raporton se Wenger ka rënë dakord me PSG-së.

Arsene Wenger (Getty Images)

Te klubi nga Parc des Prices, Wenger do të merrte përsipër postin e drejtorit sportiv.

69-vjeçari do të shkojë në PSG në fund të sezonit për të zëvendësuar drejtorin aktual, Antero Henrique.

Lexo po ashtu: Wenger pritet t'i kthehet futbollit këtë muaj

Francezi thuhet se tashmë po ndërton një marrëdhënie me trajnerin e PSG-së, Thomas Tuchel, ku ata janë takuar disa herë për biseda të përgjithshme këtë sezon.

Pretendohet se Wenger ka vendosur tani për një marrëveshje me presidentin Nasser Al-Khelaifi në një samit të fundit ballë për ballë. /Telegrafi/

www.telegrafi.com