Wenger: Bayerni manipuloi me Gnabryn që të largohej nga Arsenali

09 Tetor 2019

Arsene Wenger ka thënë se Bayern Munichu ka manipuluar me Serge Gnabryn që të largohej nga Arsenali në vitin 2016.

Trajneri francez ishte në atë kohë trajner i The Gunners, derisa sulmuesi vendosi të largohej në drejtim të Gjermanisë me vetëm dhjetë paraqitje për klubin.

Gnabry kaloi fillimisht te Werder Bremeni, për të kaluar më pas te Bavarezët, ndërsa forma e tij e lartë u pa edhe në fitoren 7-2 ndaj Tottenham Hotspurit në Ligën e Kampionëve.

“Ne tentuam që ta zgjasnim kontratën e tij për një kohë të gjatë, por në një mënyrë Bayerni e manipuloi atë për të kaluar te Werderi dhe më pas kaloi tek ata”, ka thënë Wenger për beIN Sports.

“Ai gjithmonë e ka treguar vetën si një lojtar i talentuar dhe kishte vetëbesim të madh, por që në atë kohë nuk mund të luanim standard me të”.

Lexo po ashtu: Gnabry me dedikim për tifozët e Arsenalit pas katër golave ndaj Tottenhamit: Londra është e kuqe

“Ai erdhi nga një huazim dëshpërues nga West Bromi dhe vetëbesimi i tij ishte i shkatërruar. Unë tentova që ta riktheja besimin e tij pasi besoja në të, por Bayerni mendoj se e manipuloi mendimin e tij”, ka thënë me tej ish-trajneri i skuadrës londineze.

Gnabry aktualisht po shkëlqen te Bavarezët dhe është bërë sulmuesi kryesor i kombëtares së Gjermanisë. /Telegrafi/

www.telegrafi.com

ulaş utku bozdoğan
ulaş utku bozdoğan astrolog
ulaş utku bozdoğan