Wenger: Emery e ka më të lehtë se unë kur isha te Arsenali

08 Tetor 2019

Arsene Wenger ka thënë se Unai Emery tani e ka shumë më të lehtë punën te Arsenali se sa e kishte ai në kohën kur ishte në Londër.

Trajneri francez qëndroi për 22 vite te Gunners, duke arritur pothuajse gjithmonë të renditet në vendin e katërt.

Wenger ka thënë se Emery e ka të lehtë te Arsenali, pasi pozita e katërt është ftesë dhe se forma e Tottenham Hotspurit dhe Manchester Unitedit është shumë e dobët.

Arsene Wenger (Getty Images/Guliver)

“Çdo vite njerëzit duan më shumë nga ju. Kam shumë përvojë nga Arsenali”, ka thënë trajneri francez për beIN Sports.

“Ne ishim për 20 vite në top katërshe, por kjo nuk mjaftoi. Sot nëse ju arrini të kualifikoheni në Ligën e Kampionëve, njerëzit janë të lumtur”.

Lexo po ashtu: Wenger: Kam shumë oferta, gati ta marr drejtimin e një skuadre

“Kjo ndodhi me Mauricio Pochettinon. Ju jepni gjithçka për pesë apo gjashtë vite dhe bëni punë të mirë, por duhet të ju tregoni njerëzve më shumë. Ai tani është në këtë fazë”, ka shtuar më tej Wenger.

Francezi aktualisht është i papunë dhe po kërkon një skuadër që të rikthehet sërish në zejen e trajnerit. /Telegrafi/

www.telegrafi.com