Wenger, favorit për të marr detyrën e trajnerit te Bayerni

06 Nëntor 2019

Arsene Wenger po llogaritet si favorit për t’u bërë trajner i ri i klubit gjerman, Bayern Munich.

Bayerni ka shkarkuar para disa ditësh nga detyra trajnerin kroat, Niko Kovac, shkaku i rezultateve të dobëta.

Pas shkarkimit të kroatit kanë filluar të dalin shumë emra të njohur trajnerësh që mund të jenë pasues të Kovacit te Bayerni.

Lexo po ashtu: Wenger shpreh interesim për ta drejtuar Bayernin

Sipas mediumit gjerman Bild, francezi Wenger tani po llogaritet si favoriti kryesor për të marr detyrën e trajnerit.

Ralf Rangnick, ish-trajneri i RB Leipzig , e ka përjashtuar veten përmes agjentit të tij, i cili pretendoi se klienti i tij ‘nuk sjell atë që kërkohet nga Bayerni’.

Lexo po ashtu: Gjashtë trajnerë në listën e Bayernit për ta zëvendësuar Kovacin

Me Rangnick jashtë garës, mediumi gjerman pretendon se ish-trajneri i Arsenalit është favoriti kryesor.

Emra tjerë që po lidhen me Bavarezët janë edhe Massimiliano Allegri, Erik ten Hag, Jose Mourinho dhe Mauricio Pochettino. /Telegrafi/

www.telegrafi.com