Wenger nuk e shet Sanchez po nuk gjeti zëvendësuesin

Wenger nuk e shet Sanchez po nuk gjeti zëvendësuesin

Arsenali ia ka bërë të qartë klubeve të interesuara për blerjen e Alexis Sanchez se ai nuk do ta shesë sulmuesin nëse më parë nuk gjen një zëvendësues.

Manchester United dhe Manchester City janë në një garë të ethshme për shërbimet e 28 vjeçarit, i cili madje sipas medieve angleze kishte arritur akordin me “qytetarët”.

Dëshira e kilianit është që të bashkohet me ish trajnerin e tij Pep Guardiola, me të cilin ka arritur suksese me rëndësi te Barcelona.

Por në garë është futur edhe Jose Mourinho, i cili është në kërkim të një sulmuesi pasi “Djajtë e kuq” po vuajnë në sulm.

Portugezi është gati që të plotësojë kërkesën ekonomike të “topçinjve”, e cila shkon në 35 milionë sterlina.

City ishte gati të paguante 20 milionë sterlina, ndërsa rivalët e tyre të qytetit mund të fusin në bisedime edhe Henrikh Mkhitaryan-in, i cili nuk po gjen më hapësirë në formacion.

“Qytetarët” janë gati që të paguajnë 250 mijë sterlina në javë rrogë Sanchez-it, por United është gati që t’i ofrojë atij më shumë.