Wenger nuk e shet Sanchez po nuk gjeti zëvendësuesin

Ti mund ta lexosh kete ne 1 min.
12 Janar 2018 14:46
Punët po komplikohen për kilianin

Arsenali ia ka bërë të qartë klubeve të interesuara për blerjen e Alexis Sanchez se ai nuk do ta shesë sulmuesin nëse më parë nuk gjen një zëvendësues.

Manchester United dhe Manchester City janë në një garë të ethshme për shërbimet e 28 vjeçarit, i cili madje sipas medieve angleze kishte arritur akordin me “qytetarët”.

Dëshira e kilianit është që të bashkohet me ish trajnerin e tij Pep Guardiola, me të cilin ka arritur suksese me rëndësi te Barcelona.

Por në garë është futur edhe Jose Mourinho, i cili është në kërkim të një sulmuesi pasi “Djajtë e kuq” po vuajnë në sulm.

Portugezi është gati që të plotësojë kërkesën ekonomike të “topçinjve”, e cila shkon në 35 milionë sterlina.

City ishte gati të paguante 20 milionë sterlina, ndërsa rivalët e tyre të qytetit mund të fusin në bisedime edhe Henrikh Mkhitaryan-in, i cili nuk po gjen më hapësirë në formacion.

“Qytetarët” janë gati që të paguajnë 250 mijë sterlina në javë rrogë Sanchez-it, por United është gati që t’i ofrojë atij më shumë.

Nga Egjipti në majat e futbollit, Salah zbulon sekretet e jetës

Ti mund ta lexosh kete ne 2 min.
25 Prill 2018 15:24
Sulmuesi rrëfen detaje interesante

Mohamed Salah vazhdon të surprizojë me paraqitjet e tij mbresëlënëse në Premier League dhe Champions, me fanellën e Liverpool. Sulmuesi egjiptian po kalon një formë të jashtëzakonshme pas transferimit nga Roma në “Anfield”. 25-vjeçari realizoi dy gola në fitoren (5-2) e gjysmëfinales së parë të Ligës së Kampionëve ndaj ish-ekipit të tij, Romës.

Në një intervistë për CNN, Salah ka rrëfyer jetën e tij përtej futbollit, në veçanti për atdheun e tij, Egjiptin. I pyetur se si arrin t’a mbajë gjithë këtë presion mbi kurriz, ai tha se nuk ndjen asnjë të tillë, përkundrazi ndihet i lehtësuar.

Ushqimi

“Ushqimi është shumë i rëndësishëm, është pjesë e lojës. Më ka ndihmuar shumë të rikuperohem, të fle më mirë dhe trupin tim që të përshtatet më shpejt. Për shkak se nuk kam ndonjë yndyrë në trupin tim, mund të ha çfarë të dua. Gjithashtu nuk pi, kështu që është mirë. Kur kthehem në Egjipt, i them shokut tim që të më blejë kushari kur të vijë të më marrë në aeroport. Vendos kapuçin në kokë dhe futem në makinë për të ngrënë menjëherë.

Kushari është ushqim tradicional në Egjipt, e cila përbëhet nga orizi, makarona dhe thjerrëzat. Duket që ka pasur efekt fantastik tek Salah, i cili ka shënuar 43 gola këtë sezon me fanellën e “The Reds”.

Jeta dhe Egjipti

“Nëse flasim për Egjiptin, ne jemi 100 milionë. Duhet të jem i natyrshëm dhe të mos bëj asgjë të rreme, të mashtroj në mediat sociale, në intervista dhe në jetë. Kjo është jeta ime, është tepër e thjeshtë. Nuk ka asgjë të komplikuar. Nuk kam asgjë për të bërë gjatë ditës por përgjegjësinë e kam në fund. Duhet t’a marrësh me qetësi dhe të ecësh përpara. Unë nuk jam nervoz për këtë. Është pak e vështirë, pasi nuk keni lirinë që të bëni gabime, diçka të gabuar. Ky është presioni, por kur ju ndiheni nën presion për shumë vite, mund të biesh dakord me të. Është në rregull.

Mohmaed Salah ka shënuar 31 gola (9 asiste)  në 31 ndeshje në Premier league deri më tani ndërsa në kompeticionet evropiane, në 10 takime ka shënuar 10 gola dhe ka dhënë 4 asiste. /EDS/

Zgjerohet lista e kandidatëve, një kampion bote për Arsenalin

Ti mund ta lexosh kete ne 1 min.
25 Prill 2018 13:04

Fundi i sezonit mbyll aventurën e Arsene Wenger pas 22 vitesh tek Arsenali dhe drejtuesit e klubit londinez po punojnë për të gjetur një tjetër trajner që do të pasojë francezin. Emrat e lakuar se fundmi për ta pasuar janë disa, por në rrethin e ngushtë të kandidatëve potencial është shtuar edhe tekniku i Gjermanisë, Joachim Low. Lajmi vjen nga Anglia, teksa “The Times” shkruan se Low është i dyzuar për të zëvendësuar Wenger.

Në listën e bordit drejtues të Arsenalit janë edhe emrat e Luis Enrique, Diego Simeone dhe Patrick Viera, i cili edhe ka folur në lidhje me lajmet e dala, duke u shprehur se nuk e sheh veten gati, edhe pse kjo e nxit atë të punojë akoma më shumë që të tregojë që edhe si trajner mund të bëjë gjëra të mira. Sa i takon gjermanit, për momentin ai është i fokusuar te puna e tij me “pancerat” për të mbrojtur titullin e kampionit të Botës, së fituar në “Brazil 2014”.

Përfundimi i “Rusi 2018” do të zgjidhte shumë pikëpyetje reth të ardhmen së Low, emri i të cilit u lidh për disa kohë me Bayern Munchen, që së fundmi zgjodhi si pasues të Jupp Heynckes kroatin Niko Kovac. Tekniku aktual i Gjermanisë ka edhe dy vite kontratë me Federatën Gjermane të Futbollit. Ndërkohë duket se edhe kandidatura e Carlo Ancelotti-t po bie poshtë, pasi duket se do të pranojë të drejtoje Italinë, edhe pse është folur shumë se dëshiron shumë të rikthehet në Angli, ku më parë ka drejtuar anglezët e Chelsea. Italianët e tjerë që janë lidhur me Arsenalin janë Allegri dhe Sarri, madje janë parë si emra seriozë për të marrë drejtimin e londinezëve. /EDS/

 

U përball me një shi kritikash, Mustafi replikon dhe zbulon të ardhmen

Ti mund ta lexosh kete ne 1 min.
24 Prill 2018 23:14

Mbrojtësi i Arsenalit, Shkodran Mustafi ka deklaruar se nuk i kushton shumë vëmendje kritikave në adresë të tij, pas disa gabimeve në ndeshjet e fundit të zhvilluara për “Gunners”. Futbollisti me origjinë shqiptare ka marrë kritika të shumta rreth rolit të tij në golin e parë të Manchester City-t në finalen e Kupës Carabao të luajtur në shkurt, duke pretenduar për një goditje të lirë pas një goditje të lehtë nga ana e Sergio Aguero.


Mustafi u kritikua më herët këtë muaj pasi ai i dha mundësinë Shane Long ta parakalonte, duke shënuar golin vendimtar për Southampton në Emirates. Pavarësisht se u kritikua nga shumë njerëz, për shkak të gabimeve, 26-vjeçari ka pohuar se ai është kritiku i tij më i madh. “Nuk i kushtoj vëmendje kritikave për aq kohë sa nuk është e nevojshme”, - deklaroi Mustafi për revistën gjermane “Kicker”.
“Unë jam kritiku im më i madh i vetes, por ndodh që disa njerëz preferojnë të flasin vetëm negativisht. Unë gjithmonë kam një film që luhet në mendjen time. Mund të jenë momente nga ndeshjet e mëparshme ose po mendoj mënyra si mund të mbrohem. Çfarëdo qoftë ajo, më ndihmon që të përqendrohem plotësisht në lojë”.


Edhe pse janë të shumtë ata që e kanë kritikuar, Mustafi gjithashtu deklaroi se është i lumtur në kryeqytet, pavarësisht se ka zëra për një largim të mundshëm në merkaton e verës. "Sezoni im ka qenë pak a shumë i njëjtë me atë të Arsenal-it, me ulje dhe ngritje, - shtoi ai. - Kohët e fundit besoj se po luaj mirë. Unë jam mirënjohës që luaj për një klub si ky, dua të luaj ku jam i lumtur dhe jam këtu jam i lumtur, sidomos kur jam i aftë të tregoj vlerat e mia”. /EDS/

City tërbon Napolin, bën gati 50 milionë paund për objektivin e Liverpool

Ti mund ta lexosh kete ne 2 min.
23 Prill 2018 23:22
Gara në Premier League

Manchester City është zhvendosur në ‘pole position’ mbi një lëvizje të propozuar prej 50 milionë sterlinash për mesfushorin e Napolit, Jorginho. Liverpool-i ishte konsideruar si një nga skuadrat favorite për të nënshkruar me mesfushorin e lindur në Brazil, që ka bërë përshtypje këtë sezon në qendër të mesfushës së Napolit. Megjithatë, City ka mbajtur bisedime produktive me përfaqësuesin e tij Joao Santos gjatë dy takimeve në javët e fundit dhe besohet ta ketë bindur atë për një lëvizje në “Etihad” këtë verë. Napoli i ka ofruar 26-vjeçarit një kontratë të re, ndërsa Manchester United ka shfaqur interes për mesfushorin e Italisë, i cili u transferua në Itali si një 17-vjeçar dhe ka pesë ndeshje me të kaltrit. City i bëri një ofertë zyrtare mesfushorit Fred të Shakhtar Dontesk në merkaton e janarit dhe braziliani ishte i gatshëm të bashkohej, por gatishmëria e United për t'i tejkaluar ato që ofrojnë “Qytetarët” për 25-vjeçarin, ka parë vlerën e asaj marrëveshje të përshkallëzohet.

Pavarësisht kësaj, Pep Guardiola ka qenë i impresionuar me Jorginho këtë sezon dhe pranon, se mund të përshtatet pothuajse në mënyrë të përsosur në stilin e City. Trajneri i kampionëve të Anglisë dëshiron të afrojë gjithashtu një mbrojtës, një tjetër brazilian, Eder Militao nga Sao Paulo është një opsion, ndërsa ylli i Leicester, Riyad Mahrez është ende në planet e tyre të rekrutimit të verës plus një sulmues me peshë të madhe. Pep kërkon të bëjë sërish shpenzime të mëdha në merkato me synimin e madh për të dominuar edhe në kompeticionet evropiane. Dëshira më e madhe e drejtuesve të Man City është suksesi në Champions League dhe trajneri spanjoll kërkon sërish disa lojtarë të mëdhenj për të rivalizuar skuadra me emër si: Real Madridi, Bayern Munchen apo Barcelona, që janë gjithmonë favorite pa filluar kompeticioni për ta ngritur lartën kupën. /EDS/