Wenger shpreh interesim për ta drejtuar Bayernin

05 NĂ«ntor 2019

Arsene Wenger ka shprehur interesim që të marrë drejtimin e Bayern Munichut, ndërkohë që kampioni gjerman është në kërkim të një trajneri.

Niko Kovac u shkarkua nga bavarezët të hënën, dy ditë pas humbjes turpëruese nga Eintracht Frankfurti (5-1).

Jose Mourinho dhe Massimiliano Allegri janë ndër kandidatët për ta drejtuar Bayernin, porse edhe emri i Wenger është përmendur si opsion i mundshëm për në Allianz Arena.

Lexo po ashtu: Gjashtë trajnerë në listën e Bayernit për ta zëvendësuar Kovacin

Ndërsa vet 70-vjeçari, i cili flet rrjedhshëm gjermanisht, është shprehur i gatshëm të marrë drejtimin e skuadrës gjermane.

“Gjithsesi”, Ă«shtĂ« pĂ«rgjigjur strategu francez kur Ă«shtĂ« pyetur nĂ«se do tĂ« dĂ«shironte ta drejtojĂ« Bayernin.

“Kam qenĂ« trajner nĂ« nivele tĂ« larta gjatĂ« moshĂ«s 33 deri nĂ« 69 vjet pa ndonjĂ« ndĂ«rprerje. Dhe nĂ« njĂ« nivel tĂ« lartĂ«, po, gjithsesi do tĂ« dĂ«shiroja”, Ă«shtĂ« shprehur Wenger, tĂ« cilit i Ă«shtĂ« ofruar njĂ« rol teknik nga FIFA, por ai dĂ«shiron t’i kthehet punĂ«s si trajner. /Telegrafi/

www.telegrafi.com