Werder Bremen konfirmon se ende nuk ka ofertë zyrtare për Milot Rashicën

30 Maj 2020

Drejtori sportiv i Werder Bremen, Frank Baumann, ka thënë se nuk ka ende asnjë ofertë zyrtare në klub për Milot Rashicën.

Ai ka hedhur poshtë pretendimet se klubet e njohura evropiane kanë bërë një ofertë për sulmuesin e tyre.

“Nuk kishte asnjë kontakt me klubet e tjera. Askush nuk ka ardhur tek ne. Nuk ka asgjë specifike”, ka thënë Baumann.

Kramer e Rashica në duel (Foto: Fabian Bimmer/Pool via Getty Images)

RB Leipzig ka qenë prej klubeve kryesore që së fundmi ka treguar interes të konsiderueshëm për të nënshkruar me 23-vjeçarit.

Kjo pasi pritet largimi i Timo Werner nga klubi i Bundesligës, me klube të njohura në Itali e Angli që janë vënë pas tij.

Milot Rashica te Kosova (Foto: Thomas Eisenhuth/Getty Images)

Për Milot Rashicën ka pasur interesim nga Napoli, por edhe disa klube të Ligës Premier.

Ai ka shënuar shtatë gola dhe ka asistuar katër herë në 23 ndeshjet e Bundesligës këtë sezon. /Telegrafi/

Coronavirus – Statistikat

TotalKosova

Infektuar
Shëruar
Vdekur

Data credits CSSE at JHU

Trendi i Coronavirus-it në Kosovë

Data credits:corona-ks

Të gjitha lajmet rreth Coronavirus-it
www.telegrafi.com