Werderi i Milot Rashicës nuk këndellet as pas rikthimit të Bundesligës nga coronavirusi, mposhtet në shtëpi nga Leverkuseni

18 Maj 2020

Werder Bremeni i Milot Rashicës nuk është këndellur as pas rikthimit të Bundesligës nga coronavirusit, duke u mposhtur në shtëpi nga Bayer Leverkuseni me rezultat 4-1 në kuadër të javës së 26-të.

Ishte minuta e 28-të kur Kai Havertz i kaloi ‘Farmaceutikët’ në epërsi me një asistim të Moussa Diabyt.

Por, dy minuta më vonë, Werderi arriti t’i barazonte shifrat 1-1 me golin e realizuar nga Gebre Selassie.

⏱ 45. Min

Das wars mit Durchgang eins. Drei Tore nach Standards, zwei auf der falschen Seite, aber vorbei ist dieses Spiel noch nicht.

⚽️ 1:2 #svwb04 pic.twitter.com/22ylcZ8g8P

— SV Werder Bremen (🏡) (@werderbremen) May 18, 2020

Havertz (33′) nuk i la vendasit të këndelleshin nga goli i barazimit, pasi e riktheu epërsinë për Leverkusenit, e duke shkuar kështu në pushimin e pjesës së parë me avantazh prej një gole.

Pjesa e dytë ishte edhe më e hidhur për skuadrën e Milot Rashicës, pasi pësoi edhe golin e tretë të realizuar nga Mitchell Weiser.

Kerem Demirbay (78′) i dha goditjen e fundit Werder Bremenit, duke i shënuar edhe golin e katërt, derisa Kevin Bellarabi ishte në rolin e asistuesit.

⏱ 89. Min

Pavlas muss sich noch einmal ganz lang machen und kratzt einen missglückten Klärungsversuch von Maxi #Eggestein aus dem Winkel.

⚽️ 1:4 #svwb04

— SV Werder Bremen (🏡) (@werderbremen) May 18, 2020

Rashica luajti për plotë 85 minuta, gjersa u zëvendësua nga Fin Bartels, e që kishte një paraqitje mjaftë të mirë, duke shërbyer disa herë bashkëlojtarët me topa, por që nuk arritën t’i konrektizonin rastet.

Bayer Leverkusen gjendet në pozitën e pestë me 50 pikë, derisa Werderi vazhdon të jetë në zonën që çon nga rënia prej ligës (17) me 18 pikë të grumbulluar pas javës së 26-të. /Telegrafi/

Coronavirus – Statistikat

TotalKosova

Infektuar
Shëruar
Vdekur

Data credits CSSE at JHU

Trendi i Coronavirus-it në Kosovë

Data credits:corona-ks

Të gjitha lajmet rreth Coronavirus-it
www.telegrafi.com