Werner ishte shumë afër kalimit te Bayerni

27 Gusht 2019

Bayern Munich ishte shumë afër që ta transferonte sulmuesin e Rasen Ballsport Leipzig, Timo Werner, në këtë afat kalimtar.

Sipas asaj që raporton Sky Sports Germany, Bavarezët kishin arritur marrëveshje në parim me sulmuesin gjerman, por më pas ndaluan bisedimet.

Werner nuk ka shumë kohë që e ka vazhduar kontratën te RB Leipzig, ishte lidhur me një kalim në Allianz Arena.

Por, kampioni i Bundesligës vendosi t’i ndalonte bisedimet me sulmuesin e talentuar, në mënyrë që ta tregonte më shumë vetën te rivali nga liga.

Lexo po ashtu: Werner refuzon zyrtarisht renovimin me RB Leipzig, ka marrëveshje me Bayernin?

Bayerni thuhet se do të tentojë transferimin e Werner në verën e vitit 2020, që shihet si zëvendësues i Robert Lewnadowskit.

RB Leipzig do të pajtohet me shitjen e sulmuesit gjerman, mirëpo do të kërkojë nga Bavarezët rreth 60 milionë euro për shërbimet e lojtarit. /Telegrafi/

www.telegrafi.com