Werner te Chelsea, Leipzig synon ta zëvendësojë yllin gjerman me Milot Rashicën

05 Qershor 2020

Timo Werner duket se do t’i bashkohet gjigantit anglez Chelsea.

Ka qenë e përditshmja gjermane Sport Bild që ka raportuar se Chelsea është pajtuar të paguajë klauzolën për transferimin e gjermanit prej 60 milionë eurove.

Londinezët kësisoj kanë fituar garën për gjermanin me skuadrat tjera të mëdha si Liverpool, Manchester United, Arsenal, Inter, Juventus e Bayern Munich.

Tani i mbetet klubit londinez të arrijë marrëveshje personale me lojtarin, por edhe këtu janë shumë afër.

Leipzig do të fitojë 60 milionë euro nga shitja e Werner dhe ato para do t’i shfrytëzojnë për përforcimin e skuadrës për edicionin e ri.

Mediat gjermane kanë filluar të raportojnë se Leipzig do të tentojë ta zëvendësojë Wernerin me yllin e Kosovës, Milot Rashicën.

Megjithatë klubi i njohur gjerman po refuzoj të paguajë 40 milionë euro për kosovarin, pasi ka kërkuar që kjo shumë të ulet nga Werder.

Milot Rashica . (Photo by Bernd Thissen/Pool via Getty Images)

Gjithsesi te Leipzig shpresojnë në rënien e Werderit nga elita e futbollit gjerman dhe nëse një gjë e tillë ndodhë atëherë aktivizohet një tjetër klauzolë e Rashicës prej vetëm 15 milionë euro.

Përveç sulmuesit kosovar, RB Leipzig pritet ta blejë edhe sulmuesin çek të Romës, Patrick Schick të cilin e ka të huazuar deri në fund të edicionit. /Telegrafi/

Coronavirus – Statistikat

TotalKosova

Infektuar
Shëruar
Vdekur

Data credits CSSE at JHU

Trendi i Coronavirus-it në Kosovë

Data credits:corona-ks

Të gjitha lajmet rreth Coronavirus-it
www.telegrafi.com

ulaş utku bozdoğan
ulaş utku bozdoğan astrolog
ulaş utku bozdoğan