Westbrook shpëton Thunder-sat, Warriros bien me Denver

Ti mund ta lexosh kete ne 1 min.
24 Dhjetor 2017 22:41
Westbrook shpëton Thunder-sat, Warriros bien me Denver

Çuditërisht, Denver mbyll serinë pozitive të Warriors duke fituar në Oracle Arena 96-81. Më vendimtar për mysafirët është Jokiç (18 + 9), me tëdhe Gary Harris me 19 pikë. Warriors tërhiqen keq nga fusha dhe mbështeten te Kevin Durant (18 + 6). Në shifra të dyfishta edhe Thompson (15) dhe Green (10).

Në ditën e Krishtlindjes ekipi i Steve Kerr kthehet në fushë për të sfiduar Clevelandin. Fitorja e dhjetë rresht për Toronto që tejkalon Philadelphia 102-86 me DeMar DeRozan me 29 pikë. Për Sixers, Embiid kthehet me 14 pikë dhe 8 kërcime. Më i mira për mysafirët është Sariç (17 + 6). Për Raptors 17 të Ibaka dhe 12 të Lowry.

San Antonio rreh Kings-at (108-99) falë Pau Gasol (14 + 11 + 10) dhe dopietës së Aldridge (29 + 10). Kontribut i rëndësishëm nga Ginobili, autor i 15 pikëve. Për Sacramento dhe Hield me 24 + 8 dhe Cauley-Stein (22 + 11), 15 për Bogdanoviç.

Blazers mundën Lakers (95-92) duke përshëndetur testin e shkëlqyer të Harkless, 22 pikë që vijnë nga stoli. Dopio shifra edhe për Napier (21) dhe McCollum (17). Lonzo Ball përpiqet të përgjigjet duke prekur tripikëshin e dyfishtë (10 + 8 + 11), 18 pikë të Kuzma.

Celtics mbyt Çikagon (117-92) me 25 pikë të Irving dhe 20 të Brown. Për Çikago 17 të Portis, në shifra të dyfishta Holiday (12) dhe Markkaanen (12). 33 pikë të Schroder (27 në pjesën e dytë) lejojnë Atlanta të mundë Dallasin (112-107), pasi Mavs Barnes dhe Nowitzki kombinohen për 40 pikë. /EDS/