Wilder vazhdon presionet ndaj britanikut Joshua

Ti mund ta lexosh kete ne 1 min.
21 Nëntor 2017 15:29

Boksieri amerikan Deontay Wilder është i paduruar që të ndeshet me britanikun Anthony Joshua.

Bombarduesi i Bronztë tha se rripi i tij i fituar për versionin WBC, të cilën e quan Sophia ndihet i vetmuar dhe se ai kërkon që t’i sjellë të tjerë rripa kampionësh.

Britaniku është kampion në versionet WBA dhe IBF dhe Wilder i kërkon me ngulm që t’i këtë ato.

 Amerikani 32 vjeçar përdori mediat sociale për të vënë në presion rivalin tij, që të pranojë të ndeshet.

“Sophia ndihet e vetmuar. Ajo ka nevojë për disa nuse-motra të tjera. Anthony Joshua mos prit më. Caktoje atë datë shoku”, ishte mesazhi i Wilder.

Sipas 32 vjeçarit, negocimet janë drejt fundit, por më parë, të dy mund të kenë nevojë për një duel nxemjeje.

“Njerëzit e mi janë takuar me njerëzit e tij dhe dakordësimi është shumë afër. Unë jam gati që të shkoj kudo dhe kurdoherë. Që të tregohem i ndershëm, ai po e mban atë vend derisa unë të shkoj tek ai. Po e mban ngrohtë atë rrip, ashtu si edhe Stiverne mbajti Sophia-n.

Këtë emër kam zgjedhur për të. Sophia ka nevojë për një motër”, tha amerikani.

Kërkesa për kod të ri
Ne ju kemi dërguar një link për të ndërruar kodin. Ju lutem kontrolloni postën tuaj elektronike