William Saliba në mesin e tre mbrojtësve që Zidane i do te Reali

04 Nëntor 2019

Sergio Ramos duket se po e shijon sezonin e tij të fundit te Real Madridi, pasi karriera e tij po shkon drejt përfundimit.

Kapiteni i Los Blancos do të mbahet gjatë në mend për golat e tij që ka shënuar, duke qenë vetëm një mbrojtës.

Por, Mundo Deportivo raporton se Zinedine Zidane mund ta njoftojë spanjollin me stolin qysh në afatin kalimtar të janarit.

Trajneri francez po tenton që në dimër ta transferojë mbrojtësin e Arsenalit, William Saliba.

Lexo po ashtu: Pas William Saliba, Arsenali përpiqet ta transferojë Dani Ceballos

Edhe pse në verën që shkoi e kompletoi kalimin te skuadra londineze dhe aktualisht po qëndron në huazim te Saint Etienne, Reali dëshiron ta transferojë mbrojtësin e talentuar.

Në listën e Zidanes janë po ashtu edhe dy emra të tjerë si ai, Benoit Badiashile i Monacos dhe Boubacar Kamara i Marseilles. /Telegrafi/

www.telegrafi.com