Williams zgjat kontratën edhe për nëntë vite me Bilbaon, por rekordin e mban një brazilian me Betisin

13 Gusht 2019

Inaki Williams ka vazhduan kontratën edhe nëntë vite të tjera me skuadrën e Athletic Bilbaos, e cila gjë do të bëjë që lojtari të mbetet në skuadër deri në vitin 2028.

Sulmuesi 25-vjeçar pos marrëveshjes së re, ai klauzolë të largimit prej 125 milionë eurove duke parë se shumë skuadra ishin të interesuara për futbollistin.

Kontrata është një nga më të gjatat që i është dhënë ndonjëherë një lojtari, por nuk e tejkalon një marrëveshje të vitit 1998.

Në fakt, braziliani Denilson kishte nënshkruar kontratë dhjetëvjeçare me skuadrën e Real Betisit dhe konsiderohet më e gjata në histori të futbollit.

Theksojmë se Williams ishte i lidhur me një transferim te Manchester United gjatë afatit kalimtar të verës, por anglezët nuk pranuan që të paguanin klauzolën e lirimit prej 88 milionë eurove.

Ndryshe, Inaki deri më tani ka pasur 204 paraqitje për klubin bask duke shënuar 49 gola dhe ka bërë 27 asistime në të gjitha garat. /Telegrafi/

www.telegrafi.com