Willian: Chelsea nuk e meritoi këtë, por ky është futbolli

Willian zhvilloi një performancë të shkëlqyer kundër Barcelonës në Londër, por fati nuk ishte në anën e tij, sidomos në pjesën e parë ku ai goditi dy herë shtyllën. Gjithsesi në të dytën braziliani e dërgoi topin në rrjetë, por goli i tij nuk mjaftoi, pasi Barcelona barazoi me Leo Messi-n dhe gjithçka do të vendoset në “Camp Nou”. Në përfundim të takimit sulmuesi i krahut u shfaq i kënaqur, ndërsa theksoi, se patën më shumë raste se katalanasit. “Pas një loje të vështirë, mendoj se luajtëm shumë mirë, qëndruam kompakt, patëm një plan dhe bëmë pikërisht atë që kishim praktikuar. Ata kishin topin dhe pritej që do të luanim me kundërsulm”, tha braziliani.

“Ndeshja është akoma e hapur, do të shkojmë atje dhe të përpiqemi të fitojmë. Jam i lumtur për golin, por nuk jam i kënaqur me rezultatin. Ata kishin më shumë qarkullimin e topit, por mendoj se kemi krijuar më shumë raste të rrezikshme për të shënuar, sidoqoftë ky është futbolli. Ne do të shkojmë atje pas tre javësh dhe do të bëjmë lojën tonë. Tani fokusi është në kampionat, pasi kemi ndeshje të vështira në Premier League. Duhet të mendojmë vetëm për lojërat që vijnë dhe pastaj për Barcelonën”, shtoi ai. /EDS/

ulaş utku bozdoğan
ulaş utku bozdoğan astrolog
ulaş utku bozdoğan