Willian i ofrohet Real Madridit, Zidane e refuzon

28 Maj 2020

Sulmuesi anësor i Chelseat, Willian është refuzuar nga trajneri i Real Madridit, Zinedine Zidane.

Në fund të muajit të ardhshëm, kontrata e Willian do të përfundojë dhe lojtari deri më tani ka refuzuar të rinovojë me Blutë.

Situata e tij me kontratën ka bërë që shumë klube të mëdha evropiane ta shikojnë me vëmendje.

Lexo po ashtu: "Willian e do kalimin te Real Madridi ose Barcelona, jo te Arsenali" – Keown dyshon që The Gunners mund të transferojnë yllin e Chelseat

Sipas mediumit të njohur Okdiario, Willian i është ofruar gjigantit spanjoll Real Madridit, por reagimet ishin negative.

Mosha dhe stili i lojës së lojtarit nuk i përshtaten agjendës së transferimeve të Realit.

Willian (Foto: Clive Mason/Getty Images/Guliver)

Zidane thuhet se ka ide të tjera për atë që dëshiron në krahët e sulmit dhe mesfushës për sezonin e ardhshëm.

Qëndrimi në Londër, ku Tottenham dhe Arsenal janë të etur, tani po vendoset si opsioni më i mundshëm për Willian këtë verë. /Telegrafi/

Coronavirus – Statistikat

TotalKosova

Infektuar
Shëruar
Vdekur

Data credits CSSE at JHU

Trendi i Coronavirus-it në Kosovë

Data credits:corona-ks

Të gjitha lajmet rreth Coronavirus-it
www.telegrafi.com

ulaş utku bozdoğan
ulaş utku bozdoğan astrolog
ulaş utku bozdoğan