Willian ka kompletuar testet mjekësore te Arsenali – prezantimi mbetet çështje orësh

10 Gusht 2020

Willian thuhet se ka kompletuar testet mjekësore teArsenali.

Anësori brazilian do të kalojë te The Gunners si lojtar i lirë, pasi kontrata me Chelsean i skadoi në fillim të këtij muaji.

Sipas asaj që raporton The Evening Standard, Willian ka kompletuar testet mjekësore te Arsenali dhe prezantimi pritet të bëhet në orët në vazhdim.

A true Chelsea great.

Thank you, @willianborges88! 💙 pic.twitter.com/JT8Hsh69Tg

— Chelsea FC (@ChelseaFC) August 10, 2020

Braziliani do të nënshkruajë kontratën trevjeçare me mundësi vazhdimi edhe për një vit tjetër.

Chelsea i kishte ofruar lojtari dy vite kontratë, mirëpo ai ishte i vendosur që të nënshkruante vetëm për tri vite.

Këtë mundësi ia ofroi vetëm Arsenali, derisa në garë për të ishte edhe Barcelona. /Telegrafi/

Coronavirus – Statistikat

TotalKosova

Infektuar
Shëruar
Vdekur

Data credits CSSE at JHU

Trendi i Coronavirus-it në Kosovë

Data credits:corona-ks

Të gjitha lajmet rreth Coronavirus-it
www.telegrafi.com