Willian: Ronaldinho ishte më i mirë se Messi dhe Ronaldo

14 Nëntor 2019

Ylli brazilian i Chelseat, Willian, insiston se Ronaldinho është futbollisti më i madh i epokës moderne.

Willian pranon se bashkëkombësi i tij brazilian ishte idhulli i tij më i madh dhe se Ronaldinho është më i mirë se Lionel Messi dhe Cristiano Ronaldo.

“Ronaldinho ishte më i miri nga të gjithë”, ka thënë fillimisht Willian për Goal kur u pyet për lojtarin më të madh të të gjitha kohërave.

Lexo po ashtu: Joao Felix zgjedh formacionin më të mirë të të gjitha kohërave – pjesë e tij lojtarë si Messi, CR7 dhe Ronaldinho

“Ai ishte më i mirë se Cristiano Ronaldo dhe Messi”.

“Ata shënojnë shumë gola, por ajo që bënte Roni ishte e mahnitshme. Ai ishte i mahnitshëm në fushë, dhe gjithashtu shënonte gola”.

“Si tifoz i tij, unë mendoj se ai u ndal shumë shpejt”.

Lexo po ashtu: Mane: Jam ende larg 'bishave' Messi dhe Ronaldo

“Nëse Ronaldinho do të kishte vazhduar të luante edhe për nja dy vite, ai do të ishte më i miri në botë në tre, katër ose pesë raste”.

“Ai ishte dy herë, dhe atëherë nuk e di se çfarë ndodhi. Ai ishte idhulli im më i madh në futboll”, përfundoi braziliani. /Telegrafi/

www.telegrafi.com

ulaş utku bozdoğan
ulaş utku bozdoğan astrolog
ulaş utku bozdoğan