Wolfsburgu bëhet klubi i parë që fillon stërvitjen pas epidemisë

23 Mars 2020

Wolfsburg është bërë klubi i parë nga pesë kampionatet më të mira të Evropës që ka rifilluar stërvitjet  me skuadrës e parë.

Të gjitha ngjarjet sportive në Gjermani janë ndërprerë të paktën deri më 3 prill për shkak të pandemisë së vazhdueshme të coronavirusit.

Përkundër kësaj, Wolfsburg njoftoi të hënën se lojtarët e tyre kishin rifilluar stërvitjen.

“Megjithëse nën kushte të veçanta dhe duke iu përmbajtur masave të rrepta të higjienës, jemi duke punuar në grupe të vogla në Volkswagen Arena, duke përdorur ekskluzivisht palestrën, deri në njoftimin e mëtejshëm”, ka shkruar klubi gjerman.

VfL returned to training on Monday in small groups and with special protective measures in place.

Training in small groups ▶️ https://t.co/8TgjFALKGh#VfLWolfsburg pic.twitter.com/7qKYdNqPGQ

— VfL Wolfsburg EN (@VfLWolfsburg_EN) March 23, 2020

Vendimi i klubit vjen si befasi, duke pasur parasysh nevojën e përgjithshme për distancimin shoqëror për të ndihmuar në uljen e përhapjes së COVID-19.

Bundesliga gjithashtu pritet të zgjasë masat e shtyrjes përtej 3 prillit në 48 orët e ardhshme.

Në Seria A, Lazio fillimisht kishte shpresuar të rifillonte stërvitjen sot, por, pas një reagimi,  ata u larguan na kjo ide, sikurse që bën edhe Napoli. /Telegrafi/   

Coronavirus – Statistikat

TotalKosova

Infektuar
Shëruar
Vdekur

Data credits CSSE at JHU

www.telegrafi.com