Wolfsburgu vazhdon stërvitjet, Admir Mehmedi flet për situatën e re të krijuar

24 Mars 2020

Wolfsburgu e ka mbajtur stërvitjen e dytë me radhë, por jo si dikur, pasi skuadra vazhdon të stërvitë vetëm në ambiente të mbyllura brenda stadiumit.

Skuadra është ndarë në katër grupe, ku trajneri Oliver Glasner, po i mban stërvitjet në fitnes dhe me distancë shkaku i coronavirusit.

Kjo nuk ka shkaktuar problem për Admir Mehmedin i cili ka dhënë një intervistë për BILD.

“Jemi ndjerë sikur jemi kthyer nga pushimet e dimrit. Vetëm se pushimet e dimrit është dashur të bëhen në Ëolfsburg. Çdo gjë duket pak e çuditshme. Gjithçka është e pazakontë”.

Ai stërvit së bashku me portierin Pavao Pervan, mbrojtësin Robin Knoche, mesfushorin Xaver Schlager dhe sulmuesin Daniel Ginczek.

Ata mbajnë distancën e sigurisë që është vendosur për shkak të coronavirusit, dhe sërvisin së bashku për 90 minuta çdo ditë.

VfL returned to training on Monday in small groups and with special protective measures in place.

Training in small groups ▶️ https://t.co/8TgjFALKGh#VfLWolfsburg pic.twitter.com/7qKYdNqPGQ

— VfL Wolfsburg EN (@VfLWolfsburg_EN) March 23, 2020

“Dezinfektuesit duket se janë vendosur çdo dhjetë metra. Puna jonë është të qëndrojmë të gatshëm. Nuk mund të kthehemi në ndeshje nëse jemi me mbipeshë. Duhet të sigurohemi që të jemi të përgatitur dhe në ritëm”,  ka thënë Memedi për Bild.

Wolfsburg është klubi i vetëm që po stërvitë në Evropë. /Telegrafi/

Coronavirus – Statistikat

TotalKosova

Infektuar
Shëruar
Vdekur

Data credits CSSE at JHU

www.telegrafi.com