Woodward takohet me pronarët e Unitedit për të ardhmen e Solskjaerit, pritet shkarkimi i norvegjezit

07 Tetor 2019

Drejtori gjeneral i Manchester United, Ed Woodward është takuar me anëtarët e familjes Glazer, që janë njëherësh pronarët e klubit për ta diskutuar të ardhmen e OLe Gunnar Solskjaer.

Djajtë e Kuq aktualisht janë në vendin e 12-të në Ligën Premier, derisa kanë fituar vetëm dy nga tetë ndeshjet e zhvilluara në këtë sezon.

Skuadra angleze po kalon nëpër formën më të dobët në histori të tyre, dhe trajneri norvegjez pritet që të shkarkohet në këto ditë.

Lexo po ashtu: Tre trajnerë në listën e Unitedit për ta zëvendësuar Solskjaerin

Solskjaer e mori drejtimin e Untedit në dhjetor të vitit të kaluar, duke e zëvendësuar Jose Mourinhon e shkarkuar, por që tani edhe ai pritet ta ndjekë këtë rrugë.

Norvegjezi në këtë verë e transferoi Harry Maguiren nga Leicesteri për shifrën rekorde 87 milionë euro, Aaron Wan-Bissakan dhe Danilej Jamesin, por asesi nuk po mund të këndellen. /Telegrafi/

www.telegrafi.com

ulaş utku bozdoğan
ulaş utku bozdoğan astrolog
ulaş utku bozdoğan