Xavi thuhet se ka pranuar të bëhet trajner i Barcelonës

03 Korrik 2020

Xavi mund të vendos të bëhet menaxher i Barcelonës që nga fillimi i sezonit të ardhshëm, pasi thuhet se tashmë është pajtuar të marrë përsipër detyrën nga Quique Setien.

Gjërat në Barcelona nuk janë në një vend të mirë tani, pasi kohëve të fundit kanë humbur vendin e parë në La Liga nga rivalët e Real Madridit dhe së fundmi u raportua se Lionel Messi ishte gati të largohej nga klubi pas sezonit të ardhshëm.

Sidoqoftë klubi tashmë mund të ndërmarrë hapa për të provuar dhe mbajtur sulmuesin duke e joshur me një trajner të ri.

? — Reliable sources in Qatar have reported that Xavi has accepted to coach Barcelona next season. He will only coach them after the end of this season and after this season's UCL campaign, no matter what. [@FApor_elmundo] pic.twitter.com/8aB3q5bATx

— Barça Universal (@BarcaUniversal) July 2, 2020

Sipas gazetarit të Mundo Deportivo, Francesc Aguilar, Xavi ka pranuar të marrë përsipër detyrën e trajnerit të Barcelonës nga sezoni i ardhshëm.

Në një postim në Twitter nga Aguilar thuhet se ish-mesfushori i Barcelonës nuk dëshiron të marrë përsipër detyrën deri pas Ligës së Kampionëve në gusht, por ka një marrëveshje në parim.

En el acuerdo entre el Barça y Xavi para que entrene al club azulgrana a partir de la próxima temporada, habría tenido un gran peso las llamadas de varios componentes importantes de la plantilla pidiéndole a Xavi que diera el paso, que contaba con todo su apoyo.

— Francesc Aguilar (@FApor_elmundo) July 3, 2020

Një pjesë e raporteve për largimin e mundshëm të Messit u përqendruan në mungesën e një projekti të suksesshëm në fushë dhe disa pretenduan se argjentinasi dëshironte Xavin ose Ronald Koemanin si menaxherin e ardhshëm.

Duke parë ish-shokun e tij të skuadrës dhe njeriun që e ndihmoi në shumë raste, të bëhet trajner i ri, mund të ndihmonte të bindte golashënuesin më të mirë të klubit për të qëndruar përtej verës së ardhshme. /Telegrafi/

Coronavirus – Statistikat

TotalKosova

Infektuar
Shëruar
Vdekur

Data credits CSSE at JHU

Trendi i Coronavirus-it në Kosovë

Data credits:corona-ks

Të gjitha lajmet rreth Coronavirus-it
www.telegrafi.com

ulaş utku bozdoğan
ulaş utku bozdoğan astrolog
ulaş utku bozdoğan