Xhaka afër kalimit te Milani

11 Nëntor 2019

Granit Xhaka nuk po kalon momente aspak të mira te Arsenali.

Mesfushori shqiptar ditë më parë ka pasur një përplasje me tifozët në barazimin 2-2 të The Gunners ndaj Crystal Palaces.

Nga ky incident, 27-vjeçarit iu mor shirit i kapitenit, derisa Unai Emery vendosi ta emëronte Pierre Emerick-Aubameyang si lider të ri.

Kjo situatë e krijuar e ka acaruar reprezentuesin e Zvicrës që po e kërkon largimin qysh në janar.

Sipas RSI Sport, Milani po tenton ta transferojë Xhakën qysh në afatin kalimtar të janarit.

Lexo po ashtu: Rrëfimi nga Granit Xhaka pas përplasjeve që pati me tifozët: U zhgënjeva dhe ndjeva dhimbje

Sipas mediumit italian, mesfushori ka filluar të kërkojë një shtëpi në Itali dhe mund të përfundojë me kalim në San Siro.

Xhaka me shumë gjasë do të pajtohej të kalonte të shtatë herë kampioni i Evropës, pasi do të kishte vendin e sigurt të titullarit. /Telegrafi/

www.telegrafi.com

ulaş utku bozdoğan
ulaş utku bozdoğan astrolog
ulaş utku bozdoğan