Xhaka lë të shtangur De Gean me një gjuajte jashtë zonës, Arsenali në epërsi

11 Mars 2019
Xhaka lë të shtangur De Gean me një gjuajte jashtë zonës, Arsenali në epërsi

Arsenali ka kaluar në epërsi ndaj Manchester Unitedit me rezultat 1-0 në kuadër të xhiros së 30-të në Ligën Premier.

Goli erdhi Granit Xhaka në minutën e 13-të, shqiptari gjuajti fuqishëm nga jashtë zona e rreptësisë duke mos i dhënë asnjë mundësi David De Geas për të mbrojtur.

Mesfushori nga Kosova është një nga lojtarët më të mirë të Topçinjve këtë sezon, ai është përdorur në shumë pozita nga trajneri Unai Emery.

Edhe De Gea e pranon se nuk kishte se çfarë të bënte më shumë

Xhaka në këtë sezon ka shënuar katër gola dhe ka dhuruar një asistim.

Gjashtën nga shtatë golat e 26-vjeçarit në Ligën Premier me fanellën e klubit nga Londra kanë ardhur jashtë zonës së rreptësisë.

Festa pas golit të Granit Xhakas ndaj Man Utd (Foto: Catherine Ivill/Getty Images/Guliver)

Në rast të fitores Arsenali do të ngjitej në pozitën e dytë me dy pikë më shumë se Man Utd. /Telegrafi/

Nice goal from Granit Xhaka #arsenal vs #ManchesterUnited ⁦@D_DeGea⁩ mistake 😢 what hell was flappy hands doing. pic.twitter.com/J6Rq67HGAd

— AK💦 (@david_jr47) March 10, 2019

www.telegrafi.com