Xhaka pas fitores ndaj Valencias: Treguam karakter, duhet ta përsëritim sërish

03 Maj 2019

Mesfushori me prejardhje shqiptare, Granit Xhaka ka reaguar me anë të rrjeteve sociale pas fitores së Arsenalit në shtëpi ndaj Valencias.

Arsenali ka fituar me rikthim 3-1 në përballjen me Valencian në kuadër të ndeshjes së parë gjysmëfinale të Ligës së Evropës.

Golat në këtë fitore të Topçinjve u shënuan nga dyshja sulmuese, Alexander Lacazette (18′, 26′) dhe Pierre-Emerick Aubameyang (90+).

Lexo po ashtu: Arsenali fiton me rikthim ndaj Valencias, Topçinjtë një hap larg finales në EL

Njëri nga më të dalluarit në këtë ndeshje padyshim se ishte edhe mesfushori shqiptar, Xhaka, i cili asistoi tek goli i dytë i sulmuesit francez.

Xhaka gjatë një dueli në ndeshje (Foto: Shaun Botterill/Getty Images/Guliver)

Pas kësaj fitore, Xhaka ka shfrytëzuar profilin e tij zyrtar në Facebook për të reaguar për shpirtin e skuadrës.

Lexo po ashtu: Arsenal 3-1 Valencia, notat e lojtarëve: Shkëlqejnë dyshja sulmuese, Xhaka ndër më të mirët

“Ne treguam karakter sonte. Edhe në javën e ardhshme ne duhet ta bëjmë përsëri atë”, ka shkruar Xhaka në profilin e tij në Facebook.

Ndryshe, ndeshja e kthimit në Mestalla zhvillohet pas një jave apo 9 maj, ndërsa finalja e madhe e Ligës së Evropës luhet në Baku Olympic Stadium me 29 maj. /Telegrafi/

www.telegrafi.com