Xhaka: Puna me italianët është kryer, tani radhën e kanë spanjollët

19 Prill 2019

Arsenali është në gjysmëfinale të Ligës së Evropës.

Londinezët kanë eliminuar në çerekfinale skuadrën e Napolit me rezultat të përgjithshëm 3-0 (1-0).

Pas takimit ka reaguar përmes rrjeteve edhe mesfushori shqiptar i Gunners, Granit Xhaka, i cili ka pohuar se udhëtimi i tyre në garat evropiane vazhdon.

Pamje nga ndeshja (Photo by Stuart Franklin/Getty Images)

“Puna me italianët është kryer. Dhe udhëtimi vazhdon. Ndalesa tjetër është Valencia. Spanjë”, ka shkruar ai në llogarinë personale në Instagram.

Lexo po ashtu: Notat e lojtarëve, Napoli 0-1 Arsenal: Vlerësimi për Granit Xhakën pozitiv

Theksojmë se 26-vjeçari ka luajtur gjatë gjithë ndeshjes dhe ka qenë një ndër lojtarët më të vlerësuar te anglezët. /Telegrafi/

View this post on Instagram

The Italian Job is complete 🚗🇮🇹😎 And the journey continues… next stop Valencia 🇪🇸 #GX34 @arsenal

A post shared by Granit Xhaka (@granitxhaka) on Apr 18, 2019 at 2:56pm PDT

www.telegrafi.com