Xhaka zbulon reagimin e ekipit në dhomat e zhveshjes pas humbjes nga Chelsea: Askush nuk fliste, as Emery  

30 Maj 2019

Granit Xhaka ka zbuluar se humbja e thellë e Arsenalit nga Chelsea në finalen e Ligës së Evropës u prit nga një heshtje e fortë në dhomat e zhveshjes.

Arsenali u mposht thellë 4-1 nga rivalët londinez të Chelseat në finalen e madhe të Ligës së Evropës të zhvilluar në Baku të Azerbajxhanit.

Pas kësaj humbje pritej ndonjë reagim i ashpër nga trajneri Unai Emery, por sipas Xhakës kjo humbje u prit nga një heshtje e fortë dhe askush nuk fliste në dhomat e zhveshjes.

Lexo po ashtu: Drogba, Mkhitaryan, tifozi i veçantë, finalja multinacionale dhe atmosfera e tmerrshme – gjërat që mund t'ju kenë ikur nga finalja e Ligës së Evropës

“Ai (Emery), lojtarët, askush nuk fliste në dhomat e zhveshjes”, zbuloi fillimisht mesfushori me prejardhje shqiptare.

Xhaka i dëshpëruar pas një goli të Chelseat (Foto: Michael Regan/Getty Images/Guliver)

Kur u pyet pse Emery kishte heshtur, Xhaka shtoi: “Nuk e di. Ai ishte i zhgënjyer sigurisht”.

“Mendoj se ne e dimë se çfarë kemi bërë. E dimë se kemi humbur ndeshjen. Nuk ka të bëjë me britmat. Nuk është gjithçka për të bërtitur, nëse humbim”.

Lexo po ashtu: Abramovich u fut në dhomat e zhveshjes që të mbajë fjalim pas fitores ndaj Arsenalit, lojtarët e gjuajtën me gjësende dhe ai doli jashtë

“Ju mund të thoni shumë gjëra tani, por nuk është koha për të shpjeguar pse dhe çfarë ndodh”.

“Mendoj se ky ishte një shans i madh për ne dhe ne nuk e morëm atë”, përfundoi Xhaka. /Telegrafi/

www.telegrafi.com