Yerry Mina i Barçës, Tare del “huq”

Ti mund ta lexosh kete ne 1 min.
11 Janar 2018 12:28
Zyrtarizohet e ardhmja e kolumbianit

11.8 milionë euro të shpenzuara dhe Barcelona ka bërë të vetin qendërmbrojtësin Yerry Mina. Kohëzgjatja e kontratës? 5.5 vite. Sigurisht nuk mund të mungonte edhe një klauzolë, që kap shifrën e 100 milionë eurove.

Mina është 23-vjeç, pjesë e Kombëtares së Kolumbisë dhe Barcelona tashmë do të ketë një “digë” për prapavijën, por që di edhe të shënojë gola. Për shërbimet e tij interesoheshin disa klube, por në fund konkurrenca u fitua nga klubi spanjoll, që tashmë e ka zyrtarizuar marrëveshjen me mbrojtësin.

Prej kohësh Mina vëzhgohej edhe nga Igli Tare, drejtori sportiv i Lazio-s, që në Amerikën Latine kërkon shpesh për “xhevahirë” dhe ia ka dalë të zbulojë disa. Gjithsesi Barcelona është një emër i madh dhe milionat e saj kanë bindur Palmeiras-in dhe mbrojtësin për të kryer këtë lëvizje. /EDS

Kërkesa për kod të ri
Ne ju kemi dërguar një link për të ndërruar kodin. Ju lutem kontrolloni postën tuaj elektronike