Ylli i Chelsea-t takohet me drejtuesit e Real Madridit

Eden Hazard thuhet se ka rënë dakord me kushtet personale me Real Madridin. Sipas “Mundo Deportivo”, sulmuesi belg ka arritur një marrëveshje verbale me gjigantët e La Liga-s, të cilët do të përpiqen të nënshkruajnë me atë në fund të fushatës aktuale.

Babai i Hazard pretendoi muajin e kaluar se djali i tij kishte refuzuar ofertën e Chelsea-t për të nënshkruar një kontratë të re, pasi priste një telefonatë nga Real Madridi.

Ylli i Belgjikës thuhet se ka takuar shefat e Real Madridit në Monte Carlo pak ditë më parë, me dy palët që kanë arritur të gjejnë një marrëveshje ekonomike përpara një transferimi të mundshme në verë.

Hazard është nën kontratë me Chelsea-n deri në vitin 2020, por Real Madrid e ka identifikuar atë si zëvendësuesin e përsosur për Gareth Bale, i cili pritet të largohet nga “Santiago Bernabeu” në fund të sezonit.

Nuk janë zbuluar detajet e marrëveshjes mes Real Madridit dhe Hazard, por dihet që belgu përfaqëson objektivin kryesor të Zidane për të zëvendësuar Bale, i cili ka luftuar me dëmtimet gjatë kohës së tij në kryeqytetin spanjoll.

ulaş utku bozdoğan
ulaş utku bozdoğan astrolog
ulaş utku bozdoğan