Ylli i Cityt refuzoi urdhrin e Guardiolas dhe nuk i duartrokiti lojtarët e Liverpoolit në korridorin e nderit, por tifozët e ish-kampionit e mbështesin vendimin e tij

03 Korrik 2020

Liverpooli është kampioni i ri i Anglisë, pasi skuadra e Jurgen Klopp e kishte siguruar titullin matematikisht pas humbjes së Cityt 2-1 në udhëtim te Chelsea.

Skuadra e Jurgen Klopp në takim me Cityn luajti si kampion i ri i Anglisë, teksa ekipi i udhëhequr nga Pep Guardiola i bëri korridorin e nderit.

Stafi i trajnerëve të Cityt dhe lojtarët duartrokitën futbollistët mysafirë për suksesin e arritur, por vetëm Bernanrdo Silva nuk e bëri një gjë të tillë.

Sulmuesi portugez gjatë gjithë kohës sa qëndroi në korridor të nderit nuk duartrokiti as një herë.

Si duket Silva nuk është një futbollist që i pëlqen të duartrokas kundërshtarët dhe ka vendosur ta refuzoj urdhrin e Pep Guardiolas.

Kujtojmë që ishte vet trajneri spanjoll i Cityt, Pep Guardiola që kishte dhënë urdhër që lojtarët ta bëjnë korridorin e nderit për Liverpoolin.

Megjithatë gjesti i Bernardo Silvas i ka pëlqyer tifozëve të Manchester Cityt.

Qindra tifozë kanë shkruar nëpër rrjetet sociale se e duan portugezin për gjestin e bërë ndaj Liverpoolit. /Telegrafi/

😂 @BernardoCSilva does the 'guard of honour' the right way!#MCFC | @ManCity | #ManCity pic.twitter.com/aPryhpg6tk

— Man City Xtra (@City_Xtra) July 2, 2020

Coronavirus – Statistikat

TotalKosova

Infektuar
Shëruar
Vdekur

Data credits CSSE at JHU

Trendi i Coronavirus-it në Kosovë

Data credits:corona-ks

Të gjitha lajmet rreth Coronavirus-it
www.telegrafi.com