Ylli i ekipit trondit Kukësin, lojtari i Kombëtares mbyll sezonin

23 Prill 2019

Nuk kishte si të shkonte më keq ky fund kampionati për Kukësin, që me 6 javë nga fundi e sheh veten 10 pikë poshtë Partizanit dhe mbi të gjitha me një inferimeri të mbushur me lojtarë të dëmtuar, element që kanë mbajtur peshën e sezonit si kapiteni Ylli Shameti, Kasniqi apo edhe Maliqi.

Por ditën e sotme, listës së të dëmtuarve i është shtuar dhe një emër që në pjesën e dytë të sezonit, arriti të kishte një impakt shumë të madh në lojën e verilindorëve. Bëhet fjalë për Valdet Ramën, 31-vjeçarin ish-kontigjent i Kombëtares kuqezi, që duket se ka mbyllur sezonin për një dëmtim të rëndë në menisk.

Rama u bashkua me Kukësin në janar, në bllokun e madh të lojtarëve që presidenti Gjici i ofroi ish-trajnerit Cungu për të synuar titullin kampion. Anësori bindi menjëherë, duke shënuar gola me peshë dhe duke përhapur panic në mbrojtjet kundërshtare, ndaj në këtë fundsezoni ishte mëse i domosdoshëm.

Tanimë, trajnerit Gjoka do t’i duhet të bëjë pa Valdet Ramën, me Kukësin që Lufton në të dyja frontet, ndonëse Kupa duket një objektiv më i arritshëm sesa titulli kampion.

(Balkanweb)

www.balkanweb.com

ulaş utku bozdoğan
ulaş utku bozdoğan astrolog
ulaş utku bozdoğan