Ylli i Juves kalon vizitat mjekësore tek Schalke

Ti mund ta lexosh kete ne 1 min.
4 Janar 2018 22:53
"Howedes më tha shumë gjëra pozitive për klubin dhe tifozët"

Marko Pjaca ka kaluar me sukses testet mjekësore tek Schalke 04, konfirmoi klubi gjerman. Ylli i ri kroat i është bashkuar gjermanve me formulën e huazimit, por pa klauzolë për ta blerë.

Marko Pjaca zbuloi se ka folur shumë me Benedikt Howedes për të lënë Juventusin për ekipin gjerman.

"Unë fola me Howedes për Schalke-n dhe ai më tha shumë gjëra pozitive për klubin dhe tifozët", tha ai për “Schalke TV”.

"Trajneri më ka thënë shumë për stilin e tij të lojës dhe më pëlqeu. Tani unë shpresoj vetëm të luajë sa më shumë të jetë e mundur”, shtoi kroati.

22-vjeçari ishte një objektiv i madh për gjermanët me drejtorin sportiv që vlerësoj afrimin e tij.

"Trajneri ynë i ka parë të gjitha ndeshjet që ka luajtur me Juventus Primavera dhe ai i la një përshtypje të shkëlqyer pasi u rikthye nga këputja e ligamentit të kryqëzuar. Ne jemi të sigurt se do të na ndihmojë menjëherë, ai dëshiron të luajë me ne për të shprehur potencial e tij", tha Christian Heidel.

Kërkesa për kod të ri
Ne ju kemi dërguar një link për të ndërruar kodin. Ju lutem kontrolloni postën tuaj elektronike