Ylli i Kosovës është futbollisti i tretë më i shpejtë në Ligën e Kombeve

Kombëtarja e Kosovës ka në përbërje të saj një yll të vërtetë. Arbër Zeneli përveç golave dhe fantazisë së tij në fushë, ka edhe një cilësi tjetër të mirë. Ai është futbollisti i tretë më i shpejtë që luan në Ligën e Kombeve.  Zëvendës trajneri i Kosovës, Thomas Richards tregon një detaj interesant në emisionin2me1 për mesfushorin.

 “Ne tani e dimë se çfarë kapaciteti kanë lojtarët. U kemi vendosur GPS në veshjet e tyre dhe kjo na ka dhënë mundësinë që të zotërojmë shumë të dhëna. Është interesant fakti se Arbër Zeneli ka bërë një ndër sprintet më të shpejta në sfidat e Ligës së Kombeve. Ai arriti shpejtësinë prej 38.9 km/h. Vetëm Kylian Mbappe i Francës dhe Leroy Sane i Gjermanisë ishin më të shpejtë se ai”, tha Richards. /EDS/

***********************

Ndalohet ripostimi apo kopjimi i këtij artikulli pa lejen me shkrim nga eduasportin.com.

Eduasportin.com është vendtakimi i duhur për lajmet dhe të rejat nga bota e sportit. Ndiqni rrjetet sociale për argëtim, lojëra e quiz-e pafund. Lajme Sportive nga vendi e bota në kohë reale nga Futbolli dhe sportet e tjera