Ylli i Mançester Sitit rrezikon t’i marrë vendin, Bajerni i ofron kontratë të re titullarit

23 Mars 2020

Bajern Mynihu po punon t’i rinovojë kontratën futbollistit të tij Kingsli Koman.

Sipas mediave të huaja, pavarësisht se futbollisti francez ka pësuar shumë dëmtime në karrierë dhe rrezikon të humbasë vendin e titullarit nëse bavarezët blejnë yllin e Mançester Sitit Lëroi Sanenë, përsëri Bajerni nuk dëshiron aspak të humbasë një futbollist me vlerat e Komanit.

Prej kohësh përflitet se Bajerni po tenton me të gjitha mënyrat që të blejë Sanenë, por kostoja e lartë dhe gara e fortë me Real Madridin nuk i kanë lejuar bavarezët që të realizojnë objektivin e tyre.

PANORAMASPORT.AL

www.panorama.com