Ylli i Premier League tërhiqet nga futbolli pasi dëmtoi kafkën

Ti mund ta lexosh kete ne 1 min.
13 Shkurt 2018 17:17
Gjithçka ndodhi një vit më parë

Një vit pas asaj përplasje të tmerrshme kokë më kokë, Ryan Mason dorëzohet. Mesfushori i Hull, 26 vjeç, njoftoi sot tërheqjen përmes faqes zyrtare të klubit. Shumë neurologë dhe neurokirurgë të konsultuar gjatë kësaj periudhe e kanë këshilluar Mason të mos kthehet më në fushë.  Më 22 janar 2017, Mason, pësoi një goditje të fortë pas një përplasje me Gary Cahill, gjatë ndeshjes me Chelsea-n. Si pasojë ai mbeti i shtrirë në fushë nëntë minuta, ku iu dha ndihma e mjekëve të të dy ekipeve dhe më pas u transportua me barrelë me maskë oksigjeni.

Mason nuk e kishte humbur kurrë vetëdijen, por ekzaminimi në spital tregoi se ai kishte pësuar frakturë në kafkë dhe operacioni ishte i domosdoshëm. Ndërhyrja u krye menjëherë dhe ishte e suksesshm, por mesa duket, nuk mjaftoi për t'iu kthyer aktivitetit normal. Mason përmes të njëjtit njoftim për shtyp falenderoi klubet dhe mbështetësit, me të cilët ai "ndjehet në borxh për dashurinë dhe dhembshurinë e marrë gjatë këtyre 12 muajve". /EDS/

Kërkesa për kod të ri
Ne ju kemi dërguar një link për të ndërruar kodin. Ju lutem kontrolloni postën tuaj elektronike