Ylli i Premier League tërhiqet nga futbolli pasi dëmtoi kafkën

Ti mund ta lexosh kete ne 1 min.
13 Shkurt 2018 17:17
Gjithçka ndodhi një vit më parë

Një vit pas asaj përplasje të tmerrshme kokë më kokë, Ryan Mason dorëzohet. Mesfushori i Hull, 26 vjeç, njoftoi sot tërheqjen përmes faqes zyrtare të klubit. Shumë neurologë dhe neurokirurgë të konsultuar gjatë kësaj periudhe e kanë këshilluar Mason të mos kthehet më në fushë.  Më 22 janar 2017, Mason, pësoi një goditje të fortë pas një përplasje me Gary Cahill, gjatë ndeshjes me Chelsea-n. Si pasojë ai mbeti i shtrirë në fushë nëntë minuta, ku iu dha ndihma e mjekëve të të dy ekipeve dhe më pas u transportua me barrelë me maskë oksigjeni.

Mason nuk e kishte humbur kurrë vetëdijen, por ekzaminimi në spital tregoi se ai kishte pësuar frakturë në kafkë dhe operacioni ishte i domosdoshëm. Ndërhyrja u krye menjëherë dhe ishte e suksesshm, por mesa duket, nuk mjaftoi për t'iu kthyer aktivitetit normal. Mason përmes të njëjtit njoftim për shtyp falenderoi klubet dhe mbështetësit, me të cilët ai "ndjehet në borxh për dashurinë dhe dhembshurinë e marrë gjatë këtyre 12 muajve". /EDS/

Hysaj drejt Anglisë. Arsenal, Manchester United apo Chelsea?

Ti mund ta lexosh kete ne 1 min.
22 Maj 2018 11:34
E merr me vete Sarri?

Elseid Hysaj ka postuar pak më parë në rrjetin social “Instagram” se është duke fluturuar drejt Londrës, pikërisht në Mbretërinë e Bashkuar, aty ku janë të interesuara disa skuadra të Premier League për të pasur shërbimet e tij për sezonin e ardhshëm.

Hysaj është thirrur nga Christian Panuçi për tre ndeshjet miqësore, teksa sapo ka përfunduar sezonin me Napoli-n dhe po kërkohet nga ekipe me emër në arenën ndërkombëtare, pa harruar Bayern-in në Gjermani dhe PSG-në në Francë.

Por, më afër duket se janë ekipet angleze, të cilat kanë shkruar shpesh për mundësinë e kalimit të tij te Chelsea, Manchester United apo tek Arsenal. Megjithatë, ky fluturim misterioz pritet që të zbardhet brenda pak kohësh.

Duke iu referuar dhe lajmeve të orëve të fundit, pikërisht të kalimit të Mauricio Sarri-t te pankina e Chelsea-, shtohen më tepër zërat se Hysaj do të udhëtojë së bashku me ish-trajnerin e tij te Napoli për në kampionatin anglez.

‘Ku ka zë, nuk është pa gjë’ është një shprehje popullore e jona, e cila mund të bëhet realitet në orët në vijim. Tani mbetet për t’u parë se çfarë do të shkruajnë mediat londineze për këtë rast... /EDS/

***********************************

Ndalohet ribotimi apo kopjimi i këtij artikulli pa lejen me shkrim nga eduasportin.com.

Eduasportin.com është vendtakimi i duhur për lajmet dhe të rejat nga bota e sportit. Ndiqni rrjetet sociale për argëtim, lojëra e quiz-e pafund. Në eduasportin.com do gjeni Parashikime Ndeshjesh për Kampionatet Kryesore, Rezultate Live dhe Statistika Futbolli.

Thirrja nga Tepelena, kryebashkiaku Peçi kërkon stadium kombëtar

Ti mund ta lexosh kete ne 2 min.
22 Maj 2018 11:23
Projektohet rikthimi i Minatorit

Tepelena është një nga skuadrat e Kategorisë së Dytë, por që në historinë ndër vite ka nxjerrë emra në futbollin shqiptar, madje dhe ish-lojtarë të Shqipërisë si Foto Strakosha dhe Ilir Selimi. Megjithatë, kjo skuadër tashmë ka nisur që të rimëkëmbet.

Investimet e bëra gjatë viteve të fundit nga planet për hapësirat sportive i kanë dhënë dorë drejtuesve të kësaj skuadre që të projektojnë një të ardhme të madhe. Madje, sot nuk ka ngurruar as thirrja e drejtpërdrejtë e kryebashkiakut të Tepelenës, Tërmet Peçi, ndaj kryeministrit të vendit për të ndërtuar një stadium kombëtar edhe në këtë qytet, në mënyrë që të përfaqësohet Jugu i Shqipërisë.

Normalisht, në formë batute pjesa më e bukur e fjalimit të tij para publikut të Tepelenës ka qenë: “I kërkojmë kryeministrit Rama që të na ndërtojë pse jo dhe një stadium kombëtar në Tepelenë, emrin t’ia vendosë si të dojë, në dashtë Ali Pasha apo si të dojë. Nuk do të kemi të prishur në këtë rast”.

Megjithatë, shpresojmë që kjo kërkesë të bëhet realitet, pasi do të ishte një investim me shumë vlera për Jugun e Shqipërisë, duke parë që Luftëtari këtë vit do të luajë në Europa League, apo për më tepër, rimëkëmbjen e futbollit në këtë zonë që ka nxjerrë emra, pasi në elitë përfaqësohet vetëm me një skuadër.

Duke shtuar dhe faktin që Gjirokastra është zonë e mbrojtur nga “UNESCO” nuk mund të bëhen punime për të ndryshuar pamjen e stadiumit aktual. Kështu që e vetmja mundësi mbetet Tepelena për një investim të tillë.

Tepelena – Ekipi i futbollit të qytetit të Tepelenës, i njohur me emrin e vjetër Minatori, që drejtohet nga Ilir Selimi, pritet që vitin e ardhshëm të jetë një nga kandidatët kryesorë për të dalë në një kategori më lartë. Eduasportin.com mëson ekskluzivisht se po merren të gjitha masat që ky ekip të ndërtohet me lojtarë cilësore dhe me ide për të ardhmen. /EDS/

***********************************

Ndalohet ribotimi apo kopjimi i këtij artikulli pa lejen me shkrim nga eduasportin.com.

Eduasportin.com është vendtakimi i duhur për lajmet dhe të rejat nga bota e sportit. Ndiqni rrjetet sociale për argëtim, lojëra e quiz-e pafund. Në eduasportin.com do gjeni Parashikime Ndeshjesh për Kampionatet Kryesore, Rezultate Live dhe Statistika Futbolli.

Botërori/ Brazili e ka një zgjidhje për të shpëtuar Neymar

Ti mund ta lexosh kete ne 1 min.
22 Maj 2018 11:17
Ylli brazilian në ankth para Rusi 2018-05-22

Me botërorin që po afron, në Brazil të gjithë sytë e opinionit publik janë drejtuar për nga Neymar. Ylli i verdhejeshilëve shikohet si njeriu kyç për t’i dhënë suksesin kombëtares në kompeticionin më të rëndësishëm të planetit.

Neymar u bë pjesë e grupit të lojtarëve ditën e hënë, ndërsa ai është në fund të fazës së rikuperimit nga një dëmtim në këmbë. Futbollisti po stërvitet mirë, por ndien shumë presion. Këtë frikë të Neymar e ka vënë re edhe stafi teknik dhe Federata Braizlaine e Futbollit që ka hartuar një plan. Kështu, ata do të përiqen që të ulin sa më shumë pritshmëritë nga ylli i PSG-së në Rusi 2018. Vetëm në këtë mënyrë, te Brazili mendojnë se sulmuesi do të japë më të mirën dhe do ta mbyllë Kupën e Botës shëndetshëm si në aspektin psikologjik, ashtu edhe atë fizik.

“Neymar do ta dëgjojë nga trajneri Tite se ai kaloi tre muaj jashtë fushe dhe nuk do të jetë ai i jashtëzakonshmi pas gjithë kësaj në fushë. Ne do të krijojmë terrenin nevojshëm që futbollistit t’i rikthehet vetëbesimi dhe që të futet në fushë pa presion që të bëjë paraqitje të jashtëzakonshme”, tha koordinatori i Federatës Braziliane të Futbollit, Edu Gaspar.

Por te Brazili nuk mendojnë vetëm për sulmuesin PSG-së. Ka futbollistë të tjerë të cilët duan vëmendje, për të cilët janë hartuar strategji dhe nga ku pritet shumë, nisur nga aftësitë e jashtëzakonshme që kanë. Seleçao është një nga kombëtaret favorite për të fituar botërorin Rusi 2018. /EDS/

*************************

Ndalohet ribotimi apo kopjimi i këtij artikulli pa lejen me shkrim nga eduasportin.com.

Eduasportin.com është vendtakimi i duhur për lajmet dhe të rejat nga bota e sportit. Ndiqni rrjetet sociale për argëtim, lojëra e quiz-e pafund. Në eduasportin.com do gjeni Parashikime Ndeshjesh për Kampionatet Kryesore, Rezultate Live dhe Statistika Futbolli.

Finalja e Champions League, Zidane acarohet me pyetjen e gazetarëve

Ti mund ta lexosh kete ne 4 min.
22 Maj 2018 11:02
Shpërthen trajneri

Trajneri i Real Madridit, Zinedine Zidane, u shfaq para mediave ditën e sotme për të folur për finalen e Champions League që do të luhet të shtunën më 26 maj, ora 20:45 në stadiumin “Olympic” të Kievit kundër anglezëve të Liverpool-it.

Kjo është finalja e tretë radhazi për “Los Blancos”, të cilët e patën fituar dy vitet e shkuar, ndërsa Zidane ndjehet krenar që arrin një sukses të tillë si trajner i Real Madrid brenda një kohe mjaft të shkurtër. Por, ai nuk pranon një pyetje të gazetarëve, të cilëve iu kthehet dy herë me ton të ashpër.

Kjo është finalja e tretë, për çfarë jeni më shumë krenarë?

Nuk mendoj se vetëm për këtë sezon, po bëhen tri vite që ne jemi bashkë. Kjo ndodh ditë pas dite, për çfarë ata bëjnë, si punojnë, edhe kur kanë vështirësi. Intrigon ajo që ne kemi bërë, iluzioni i krijuar dhe dëshira për të bërë përherë mirë. Ky nuk është vetëm një moment dhe jo vetëm për këtë vit, janë dy vite e gjysmë që unë kam këtë grup dhe nëse kam diçka për të thënë është: koha”.

A ka më shumë uri Liverpool-i?

Nuk mund të them diçka rreth rivalit, nuk e di çfarë kanë ata. Ajo që mund të them është se ne shkojmë përherë me të njëjtin iluzion. Klubi është ajo çfarë ai ka: entuziazëm i njëjtë, dedikim dhe dëshirë e përhershme. Dhe askush nuk mund të na marrë diçka, ose të themi se jemi më pak të uritur se të tjerët. Askush. Ne jemi Madridi dhe ky klub është çfarë ky klub ka. Ne përherë duam më shumë dhe japim më të mirën për të arritur më të mirën”.

A është i qartë formacioni? A do të ketë lojtarë që do të lihen jashtë?

“Nuk mund t’ua tregoj. Normalisht, disa nuk do të luajnë. Dhe për më tepër, disa nuk do të ndërrohen. Dhe kjo është më e vështira për një lojtar. Formacionin do ta shihni të shtunën”.

Madridi dhe Liverpool-i janë të ngjashëm. Çfarë ju shqetëson më tepër nga Liverpool-i? A keni vendosur ju dikë në formacionin tuaj dhe nuk ja thoni?

Nuk do t’iu tregoj juve asgjë rreth formacionit, nëse e kam përcaktuar apo jo. Dhe nuk e di nëse ne do të jemi të njëjtët. Nuk mendoj se ne luajmë në të njëjtën mënyrë si ekip. Çfarë kam frikë nga ky ekip? Nuk mund të flas për tre përpara ose më pak pas... Jo, ata e kanë rezervuar finalen si ne, janë një grup. Puna jonë, me stafin, është të përgatitim mirë ndeshjen, të shohim defektet e kundërshtarit dhe të përpiqemi ta godasim atë.

Finalja

Jo, është përherë e njëjta. Të arrish në finale është përherë e mahnitshme sepse është më e vështirë, por duhet fituar. E para ishte spektakolare dhe e dyta do të jetë e njëjtë. Tre ndeshjet e fundit ne i kemi luajtur kundër tre ekipeve më të mirë në Europë. Ka një vlerë të madhe ajo që ne bëmë, patëm vështirësi këtë sezon. Tani ne jemi në finale dhe është një finale për Liverpool-in dhe ne. Kanë mbetur dhe katër ditë dhe na duhet që ta përgatitim atë më së miri.

Finalja e tretë radhazi. A përbën fakt se është ndeshja përmbyllëse që ju të bëni disa ndryshime në lojë për atë që ju keni planifikuar?

Jo, po ua përsëris se nuk do të ndërroj asgjë. Ndeshja finale është një ndeshje, jashtë fushës tonë dhe të kundërshtarit. Ne jemi gati sepse ky klub e ka atë. Jo sepse ne kemi më tepër eksperiencë. Kjo nuk mund të shqetësojë asnjë. Ne duhet të tregojmë që e duam trofeun. Si mund të më thoni që rivali është më i uritur? Ne kemi mundësinë që të luajmë finalen e tretë. Rivali do të ketë arsye dhe kjo qëndron, por ju nuk mund të më thoni se ne jemi më pak të uritur, nuk ekziston. Eksperienca jone nuk nënkupton asgjë. Ne jemi në finale. Ata do të mundohen të na e marrin dhe këtë e di.

A do të ndërronit Cristiano-n për Salah?

Jo, kam Cristiano-n dhe flas vetëm për lojtarët e mi.

Çfarë lloji ndeshjeje prisni?

Ata kanë bërë një sezon të mrekullueshëm, në Champions League dhe në Premier League. Mund të ketë probleme, e di. Nuk besoj se do të ketë surpriza nga ne. As ata ndaj nesh dhe anasjelltas. Ne e njohim njëri-tjetrin shumë mirë. /EDS/

***********************************

Ndalohet ribotimi apo kopjimi i këtij artikulli pa lejen me shkrim nga eduasportin.com.

Eduasportin.com është vendtakimi i duhur për lajmet dhe të rejat nga bota e sportit. Ndiqni rrjetet sociale për argëtim, lojëra e quiz-e pafund. Në eduasportin.com do gjeni Parashikime Ndeshjesh për Kampionatet Kryesore, Rezultate Live dhe Statistika Futbolli.