Ylli i PSG-së refuzoi katër klube për Manchester United

Ylli brazilian Lucas Moura dëshiron të shkojë vetëm në Manchester United, ndonëse disa klube të tjera në Francë duan të nënshkruajnë me të.

Sipas “Telefoot”, anësori ka sy vetëm për “Djajtë e Kuq” dhe nuk dëshiron të lëvizë në katër klubet e tjera që janë të interesuara për të.

Sipas medias franceze, Bordeaux, Nantes, Nice dhe Real Betis janë klubet e interesuar për shërbimet e tij.

Me afrimet e Neymar dhe Mbappe, Moura ka humbur vendin e titullarit këtë sezon edhe pse performancat e tij kanë qenë të një niveli të lartë në sezonin e kaluar, me 12 gola në Ligue 1.

Këtë vit gjërat kanë qenë shumë më të vështira, për 25-vjeçarin që nuk ka arritur të fillojë asnjë ndeshje të vetme si titullar në kampionat.

“Daily Mail” njoftoi kohët e fundit se braziliani ishte gjithashtu i kërkuar nga Chelsea.

PSG kanë nevojë për rreth 80 milionë euro për të qenë në rregull me “Financial Fair Play”, pasi parizianët duhet të rregullojnë bilancet.

Kjo është arsyeja pse PSG ka refuzuar huazimin për Moura dhe janë të gatshëm ta shesin atë.

ulaş utku bozdoğan
ulaş utku bozdoğan astrolog
ulaş utku bozdoğan