Ylli i Real Madridit pranon kontaktet me Man United

Mbrojtësi i Real Madridit, Raphael Varane, ka konfirmuar se Manchester United është i interesuar të nënshkruajë me të në merkaton e verës. Jose Mourinho po kërkon të forcojë repartin difensiv në merkaton e ardhshme të transferimit dhe “Djajtë e Kuq” janë admirues afatgjatë të qendërmbrojtësit francez. Mourinho ishte në krye të “Los Blancois”, kur Varane mbërriti në “Santiago Bernabeu” nga Lens në vitin 2011.

Duke folur në një intervistë të fundit, 24-vjeçari ka konfirmuar, se ish-trajneri i tij ka qenë në kontakt me të për një transferim në “Old Trafford”. I pyetur nëse ai ishte thirrur nga vetë Mourinho për të shkuar në United, Varane i tha “El Larguero”: “Jo, jo drejtpërdrejt. Kishte kontakte, por jo direktë”, zbuloi mbrojtësi francez, që po shkëlqen në Bernabeu. /EDS/