Ylli i Serie A po çmend Evropën, BVB rivalizon Barçën dhe Chelsea

09 Tetor 2018

Krzysztof Piatek brenda një kohe të shkurtër ka fituar vëmendjen e klubeve më të mëdha në të gjithë Evropën. Sulmuesi i talentuar polak po shkëlqen në Serie A me fanellën e Genoa ndërsa ka shënuar 9 gola në shtatë ndeshjet e para. Mesatarja e tij është e frikshme dhe është vetëm 23 vjeç. Padyshim ai është surpriza më e bukur e Serie A në javët e para të kampionatit.

Sipas “Calcio Mercato”, ai do të jetë subjekt i një oferte të madhe të Borussia Dortmund gjatë merkatos së janarit. Klubet kryesore si Chelsea dhe Barcelona kanë treguar interes për të siguruar shërbimet e 23-vjeçarit, por  Borussia Dortmund është aktualisht klubi në ‘pole position’ për të nënshkruar me atë. Gjigandët e Bundesligës janë të vendosur të bëjnë një ofertë të madhe në merkaton e transferimit të janarit për të fituar garën me Barçën, Chelsea dhe Bayern Munich.

Uli Hoeness, presidenti i bavarezëve, është një admirues i madh i sulmuesit polak dhe dëshiron që ai të jetë zëvendësues i Robert Leëandoëski-t. Çmimi i kërkuar i Genoa është aktualisht në rajon prej 30 deri 35 milionë euro, por vlera e lojtarit mund të rritet në varësi të golave që ai do të shënojë deri në fund të vitit. Presidenti i Genoa-s, Enrico Preziosi, megjithatë, paralajmëroi disa ditë më parë klubet e interesuara se sulmuesi i tij nuk është në shitje në janar. Gjithsesi mbetet të shihet nëse ai do t’i rezistojë një oferte joshëse. /EDS/

**********

Ndalohet ripostimi apo kopjimi i këtij artikulli pa lejen me shkrim nga eduasportin.com.

Eduasportin.com është vendtakimi i duhur për lajmet dhe të rejat nga bota e sportit. Ndiqni rrjetet sociale për argëtim, lojëra e quiz-e pafund. Lajme Sportive nga vendi e bota ne kohe reale nga Futbolli dhe sportet tjera.

ulaş utku bozdoğan
ulaş utku bozdoğan astrolog
ulaş utku bozdoğan