Yllin e Manchester United e lë e dashura

Ti mund ta lexosh kete ne 1 min.
11 Mars 2018 11:29

Ylli i Manchester United, Jesse Lingard është ndarë nga e dashura e tij, Jena Frumes. Tre muaj pasi ata e bënë publike lidhjen e tyre, duket se romanca me kaq është mbyllur. "Të paktën unë e provova dhe shijova udhëtimin. Të uroj më të mirat Jesse Lingard"- ka shkruar modelja në “Twitter”, ku më pas e ka fshirë postimin.

Në një tjetër postimin ajo ka shkruar: “ Unë e dua Jesse deri në vdekje, por ndonjëherë koha është e pamjaftueshme”.

Jena 24-vjeçe dhe Lingard 25, janë njohur gjatë turneut që United pati zhvilluar para fillimit të sezonit në Los Angeles. Çifti më vonë u fotografua në Barcelonë teksa kalonin një fundjavë romantike. Në muajin dhjetor bukuroshja ka udhëtuar në Manchester për të takuar lojtarin, i cili e ftoi në vilën e tij luksoze që kushton 3 milionë paund në Cheshire. Lidhja e tyre dukej tejet e bukur, ndërsa shëtisnin dhe shpërndanin shpesh herë foto nga momentet e tyre romantike.

Mediat britanike shkruajnë që shkak për këtë ndarje janë bërë tradhëtitë e shpeshta të lojtarit. Fansat e kanë kritikuar shpesh modelen amerikane se si ajo qëndron me Jesse, ndërsa ai e tradhton. Për këtë ajo ka vendosur që më në fund të ndahet. /EDS/

Kërkesa për kod të ri
Ne ju kemi dërguar një link për të ndërruar kodin. Ju lutem kontrolloni postën tuaj elektronike