Young Boys-Skënderbeu, Daja guxon me një 18-vjeçar në formacion

Ti mund ta lexosh kete ne 1 min.
7 Dhjetor 2017 18:44
Befasi në Ligën e Evropës, këto janë formacionet zyrtare

Bast i rrezikshëm nga trajneri Ilir Daja! Sulmuesi titullar i Skënderbeut në ndeshjen e fundit të Ligës së Evropës me Young Boys-in sonte do të jetë Demte, një 18-vjeçar i cili nuk ka luajtur akoma si titullar as në kampionatin shqiptar.

Etiopiani është befasia e vetme në formacionin e korçarëve në Bernë, aty ku përfaqësuesit e futbollit tonë nuk kanë asnjë synim sportiv për të arritur.

Ja 11-shët zyrtarë të skuadrave:

Young Boys: Wolfli; Mbabu, Wüthrich, Byrki, Joss; Schick, Aebischer, Ngamaleu; Teixeira; Nsame, Hoarau.

Skënderbeu: Shehi; Vangjeli, Jashanica, Aliti, Mici; Muzaka, Lilaj, Nimaga; Gavazaj, Sahiti, Demte.

Kërkesa për kod të ri
Ne ju kemi dërguar një link për të ndërruar kodin. Ju lutem kontrolloni postën tuaj elektronike