Zanetti: Icardi i lumtur te Interi, rinovimi i kontratës vjen në kohën e duhur  

17 Dhjetor 2018

Zëvendëspresidenti i Interit, Javier Zanetti ka siguruar se Mauro Icardi është shumë i lumtur dhe do të nënshkruajë kontratën e re në kohën më të përshtatshme.

Kapiteni i Nerazzurrëve është një nga sulmuesit më vdekjeprurës në Evropë dhe ka një klauzolë lirimi prej 110 milionë euro në kontratën e tij e cila është e vlefshme për dy javët e para në korrik.

Klubi dëshiron të ngritë ose të heqë atë klauzolë në një marrëveshje të zgjatur, por deri tani nuk ka pasur asgjë konkrete.

Lexo po ashtu: Icardi i gatshëm të nënshkruajë kontratën e re me Interin

Megjithatë, sipas Zanettit, kapiteni i tyre është i lumtur dhe rinovimi i tij me Interin do të vjen në kohën e duhur.

Icardi është kapiten dhe lider i Interit (Getty Images)

“Mauro është shumë i lumtur në Inter dhe ne jemi shumë të kënaqur me të”, ka thënë fillimisht Zanetti për Tuttomercatoweb.

“Rinovimi do të vijë në kohën më të përshtatshme, ne të gjithë po presim për të”.

Lexo po ashtu: Icardi: Misioni im jetësor është të shënoj gola për Interin

“Ai është i rëndësishëm për ne në fushë dhe jashtë fushës, ai është kapiteni ynë dhe pika jonë e referimit”.

Zanetti u pyet gjithashtu rreth trajnerit Luciano Spalletti, i cili është nën presion gjatë javëve të fundit, për të cilin gjithashtu tha se janë të lumtur me punën e tij. /Telegrafi/

www.telegrafi.com

ulaş utku bozdoğan
ulaş utku bozdoğan astrolog
ulaş utku bozdoğan