Zanetti: Interi dhe Barca nuk janë në bisedime për Lautaron

08 Shtator 2020

Zëvendëspresidenti i Interit, Javier Zanetti, ka thënë se Barcelona nuk është në bisedime me klubin italian për transferimin e Lautaro Martinezit.

Sulmuesi argjentinas është shënjestër e trajnerit Ronald Koeman, ndërsa është raportuar se katalunasit po përgatitin ofertë për të.

Megjithatë gjatë një intervistë për Libero në TyC Sports, Zanetti i ka përgënjeshtruar këto thashetheme.

(Foto: Friedemann Vogel/Pool via Getty Images/Guliver)

“Në rastin e tij, duke qenë një lojtar aq i ri me aq shumë potencial, është normale që skuadrat tjera t’i kërkojnë shërbimet e tij”.

Lexo po ashtu: Kalimi i Lautaros te Barcelona do të vendoset në ditët e ardhshme

“Por, ajo që po kuptoj secilën ditë, është se Lautaro dëshiron të qëndrojë në Itali. Tash për tash nuk ka bisedime ndërmjet Interit dhe Barcelonës”.

“Jemi të kënaqur me të dhe e di se edhe ai është i lumtur këtu. Ai e di se është te një klub i madh dhe po zhvillohet shumë falë trajnerit (Antonio Conte)”, ka deklaruar Antonio Conte. /Telegrafi/

(Foto: Wolfgang Rattay/Pool via Getty Images/Guliver)

Coronavirus – Statistikat

TotalKosova

Infektuar
Shëruar
Vdekur

Data credits CSSE at JHU

Shfaq statistikat COVID-19

Trendi i Coronavirus-it në Kosovë

Data credits:corona-ks

Të gjitha lajmet rreth Coronavirus-it
www.telegrafi.com