Zaniolo operohet me sukses: Mezi pres të rikthehem në fushë

13 Janar 2020

Nicolo Zaniolo është operuar ditën e sotme pas këputjes së ligamentit të gjurit.

Mesfushori i talentuar italian u lëndua në duel ndaj Juventusit pas një depërtimi fantastik duke kaluar katër futbollistë.

Zaniolo u lëndua në duel me mbrojtësin holandez De Ligt, ndërsa sot i është nënshtruar menjëherë operacionit.

Operacioni është kryer me sukses në klinikën Villa Stuart në Romë, teksa Zaniolo pritet të mungojë rreth gjashtë muaj.

Nicolò: “Grazie a tutti per l’affetto che mi avete trasmesso in queste ore. Non vedo l’ora di tornare. Forza Roma 💛❤” pic.twitter.com/UuwGOEdcSa

— AS Roma (@OfficialASRoma) January 13, 2020

20-vjeçari mori mbështetje të madhe nga klubi, tifozët dhe bashkëlojtarët pas lëndimit të pësuar.

Ai menjëherë pas operimit i është falënderuar të gjithëve për mbështetje, teksa ka thënë se mezi pret të rikthehet në fushë.

“Faleminderit të gjithëve për mbështetjen që më keni dhënë në këto orë. Mezi pres të rikthehem në fushë. Forca Roma”, ka deklaruar Zaniolo.

Sezoni për talentin italian ka përfunduar me Romën, teksa ai do të mundohet me çdo kush të bëhet gati për Kampionatin Evropian Euro 2020 me Italinë. /Telegrafi/

www.telegrafi.com