Zbardhet strategjia e Milanit në merkato, ja kriteret që duhet të kenë kandidatët

Sipas statistikave për moshën mesatare të klubeve të Serie A, të bëra publike ditët e fundit, formacioni i Milan rezulton formacioni më i ri mes “të mëdhenjve” të Serie A, por kjo gjë nuk është domosdoshmërisht pozitive.

Siç theksoi edhe kapiteni Leonardo Bonucci, kuqezinjve i mungon eksperienca e nevojshme për të bërë hapin e madh si ekip, që do ta lejonte atë të garonte në nivele të larta. Për këtë arsye drejtuesit janë në kërkim të profileve me eksperiencë dhe kjo mund të ndihmojë në rritjen e cilësisë së ekipit jo vetëm nga pikëpamja teknike, por edhe në aspektin mental. Procesi ka filluar tashmë me ardhjen e Pepe Reina me parametra zero nga Napoli.

Në numrin e sotëm të gazetës “Tuttosport”, janë disa lojtarë që kanë tërhequr vëmendjen e drejtorit teknik Massimiliano Mirabelli dhe që korrespondojnë me këto karakteristika. Për sulmin emri më i përfolur është ai i Alvaro Morata-s. Ish-lojtari i Juventusit, pavarësisht moshës së tij të re, ka një eksperiencë ndërkombëtare të nivelit të parë dhe tashmë ka veshur fanellat e ekipeve prestigjioze si ato të Real Madrid dhe Chelsea. Emri tjetër është ai i Edin Dzeko, i cili edhe pse është pak më i vjetër se spanjolli, është në gjendje të përballojë i vetëm të gjithë repartin e sulmit, duke qenë shpesh herë vendimtar te Roma. Për pozicionin e sulmuesit të krahut emri që po ndiqet me interes të madh është ai Memphis Depay, ish-lojtar i Manchester United që aktualisht aktivizohet me Lyon në Francë. /EDS/

ulaş utku bozdoğan
ulaş utku bozdoğan astrolog
ulaş utku bozdoğan