Zbulohen datat dhe oraret e ndeshjeve në fazën e grupeve në Ligën e Kampionëve

29 Gusht 2019

Napoli-Liverpool dhe Borussia Dortmund-Barcelona, do të jenë ndeshjet e mëdha që do të hapin fazën e grupeve në Ligën e Kampionëve më 17 shtator.

Sa i përket mbylljes do të jetë përballja e madhe Inter-Barcelona, më 10 dhjetor.

Më 18 shtator, do të zhvillohet super ndeshja mes Paris Saint-Germain dhe Real Madrid, ndërsa sfida e dytë do të luhet më 26 nëntor.

Ka qenë UEFA që i ka zbuluar të gjitha datat dhe oraret e të gjitha ndeshjeve të fazës së grupeve në Ligën e Kampionëve.

Lexo po ashtu: Shorti i Ligës së Kampionëve: Kompletohen grupet, super përballje në fazën e grupeve

Juventus do të shkojë në Madrid për të luajtur me Atleticon më 18 shtator, ndërsa madrilenët do të kthehen në Torino më 26 nëntor.

Atalanta do të debutojë në Ligën e Kampionëve, ndaj Dinamo Zagreb më 18 shtator. /Telegrafi/

www.telegrafi.com

ulaş utku bozdoğan
ulaş utku bozdoğan astrolog
ulaş utku bozdoğan