Zbulohen emrat e të infektuarve me coronavirus te PSG-ja, Neymar njëri nga ta

02 Shtator 2020

Mediat franceze kanë zbuluar emrat e tre futbollistëve të infektuar me coronavirusin COVID-10 te klubi i Paris Saint-Germain.

Gjatë ditës u raportua se tre lojtarët të klubit parisien kanë rezultuar pozitiv në testin për coronavirus, para nisjes së përgatitjeve para-sezonale.

Nuk ka vonuar shumë dhe mediat franceze kanë zbuluar emrat e futbollistëve të infektuar.

Lexo po ashtu: Krizë te PSG – tre lojtarë të tyre infektohen me COVID-19 pak ditë para ndeshjes së parë në ligë

Sipas L’Equipe, Neymar, Angel Di Maria dhe Leandro Paredes janë lojtarët e infektuar te klubi nga Parc des Princes.

Ylli brazilian, Neymar, thuhet se ka rezultuar pozitiv për coronavirus pasi u kthye nga pushimet në Ibiza.

Di Maria dhe Paredes gjithashtu thuhet se kanë marrë virusin pas udhëtimeve të tyre në ishullin e njohur për zhvillimin e partive të ndryshe.

Coronavirus : Neymar testé positif

Le Paris Saint-Germain a officialisé trois cas positifs au Covid-19 après les tests effectués ce matin. Selon nos informations, il s'agit de Paredes, Di Maria et Neymar https://t.co/owpkcbqz7w pic.twitter.com/Mp8v2gv8R0

— L'ÉQUIPE (@lequipe) September 2, 2020

Shumica e skuadrës së PSG do ta kalojnë këtë fundjavë me ekipet e tyre përkatëse kombëtare ndërsa Liga e Kombeve po fillon.

Lojtarët e infektuar me sa duket do të duhet të bëjnë karantinë për shtatë ditë, që do të thotë se do të kenë pak kohë për t’u përgatitur për ndeshjen hapëse të Ligue 1 kundër Lens më 10 shtator. /Telegrafi/

BREAKING: Neymar & 2 other PSG players (Di Maria & Paredes) test positive for Covid-19 after holiday in Ibiza. pic.twitter.com/dHkgW1dm5m

— Piers Morgan (@piersmorgan) September 2, 2020

Coronavirus – Statistikat

TotalKosova

Infektuar
Shëruar
Vdekur

Data credits CSSE at JHU

Shfaq statistikat COVID-19

Trendi i Coronavirus-it në Kosovë

Data credits:corona-ks

Të gjitha lajmet rreth Coronavirus-it
www.telegrafi.com

ulaş utku bozdoğan
ulaş utku bozdoğan astrolog
ulaş utku bozdoğan